Më 22 nëntor merret vendimi për Rakto Mlladiqin. Akuzohet për gjenocid ndaj myslimanëve

Më 22 nëntor merret vendimi për Rakto Mlladiqin. Akuzohet për gjenocid ndaj myslimanëve

16:12, 18/10/2017
A+ Aa A-

Vendimi i shkallës së parë për gjeneralin e Ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnjës, Rakto Mlladiq do të merret më 22 nëntor, ka njoftuar Tribunali i Hagës.

Mlladiq ishte arrestuar në maj të vitit 2011 pas shumë vitesh të fshehjes. Procesi në Tribunalin e Hagës ka nisur një vit më pas, shkruan lajmi.net.

Mlladiq akuzohet për gjenocid në Srebrenicë, krime ndaj myslimanëve dhe kroatëve në tërë Bosnjën dhe Hercegovinën, i cili në shtatë komuna kishte akte gjenocidale, terrorizim i popullatës në Sarajevë me fushatën e sulmeve artilerike dhe të snajperëve dhe marrjen peng të pjesëtarëve të UNPROFOR-it. Të gjitha këto krime janë shkaktuar gjatë viteve 1992-95.

Në dy pika, gjenerali serb akuzohet për gjenocid, tjerat kanë të bëjnë me përndjekje, pushkatim, vrasje, deportime, largim i dhunshëm i popullatës, sulme ndaj civilëve dhe marrjen e pengjeve ndërkombëtare.

Këto vepra penale, të kualifikuara si krime kundër njerëzimit dhe shkelje e ligjeve dhe rregullave të luftës, janë kryer në 15 komuna në tërë Bosnjën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco