Arrestohen edhe 5 persona për sulmin ndaj  Zijadin Selës

Arrestohen edhe 5 persona për sulmin ndaj Zijadin Selës

09:52, 17/10/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Maqedonisë ka arrestuar edhe pesë persona të tjerë që e kanë torturuar deputetin shqiptar Zijadin Sela në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Siç njoftuan nga kjo prokurori, teksa po bëheshin hetimet u zbuluan edhe pesë persona të tjerë që kanë qenë pjesëmarrës në këtë sulm dhe mbi ata tashmë  rëndon akuza “tentim për vrasje”.

Prokuroria Themelore nuk dha detaje shtesë për personat e parë të dyshuar për dhunën ndaj Selës, por tha se këto persona që tashmë i kanë kapur, janë në paraburgim derisa të kryhen hetimet e nevojshme.

Prokuroria e Rregullt Publike la të hapur mundësinë që gjatë ditës të kapen ose hetohen edhe persona të tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarjen mizore/Shenja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco