Ali Ahmeti shpall fitoren e kandidatit shqiptar në Kërçovë

Ali Ahmeti shpall fitoren e kandidatit shqiptar në Kërçovë

21:00, 15/10/2017
A+ Aa A-

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, para disa minutave mbajti konferencë me qëllim për të njoftuar qytetarët shqiptarët në Republikën e Maqedonisë se po udhëheqin shumicën e komunave në nivel Republikan.

Ahmeti shpalosi fitoren e dytë radhazi të Fatmir Deharit në Kërçovë, si dhe fitore të Ismail Jahovskit në Pllasnicë.

"Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë, të nderuar shqiptarë të RM-së, dua t'iu përshëndes të gjithëve, këto zgjedhje ishin zgjedhje të rënda duke patur parasysh që kishte konkurentë të shumtë. Dua të shpallë fitore dhe mandatin e dytë për Fatmir Deharin në Kërçovë. Dua të shpallë fitore edhe në Pllasnicë, për kandidatin Ismail Jahovski. Zgjedhjet kaluan pa probleme dhe pothuajse në të gjitha komunat, dukshëm udhëheqë Bashkimi Demokratik për Integrim. Presim rezultatet e tjera", tha mes tjerash Ali Ahmeti në pres konferencën në Reçicë të Vogël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco