VOTIMET-MAQEDONI/ Çair, kapet një votues duke fotografuar fletën e votimit

VOTIMET-MAQEDONI/ Çair, kapet një votues duke fotografuar fletën e votimit

14:27, 15/10/2017
A+ Aa A-

Në një vendvotim te shkolla “Kongresi i Manastirit” në komunën Çair është vërejtur një parregullsi zgjedhore rreth orës 11. siç merr vesh Gazeta Lajm, një votues është vërejtur nga anëtarët e Komisionit zgjedhor duke fotografuar fletën e votimit.

Ata kanë reaguar menjëherë por është krijuar tollovi, sepse vëzhgues e partisë për të cilën pastaj është deklaruar haptas votuesi, kanë insistuar që të mos meren kurrfarë masa. Rasti nuk është paraqitur në polici, por është sjellur vendim që fleta e votimit të shpallet e pavlefshme.

Ky rast ka shkaktuar ngecje prej 10 minutave të procesit zgjedhor në vendvotimin në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco