Daçiç: Pse të mos këndoja për Erdoganin?! Mos duhej ta vrisja si Sulltan Muratin?!

Daçiç: Pse të mos këndoja për Erdoganin?! Mos duhej ta vrisja si Sulltan Muratin?!

07:43, 12/10/2017
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç edhe një herë ka qenë në qendër të mediave sociale duke treguar aftësitë e tij në të kënduar.

Këtë herë, përcjell Telegrafi, ai një gjë të tillë e ka bërë para Presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan. Megjithatë, këtë veprim të tij, shumë në Serbi, përfshirë edhe opozitën e kanë kritikuar ashpër.

Milosh Jovanoviç nga Partia Demokratike e Serbisë e ka kritikuar sjelljen e Daçiqit, duke thënë se ishte një gjest “jashtëzakonisht i padenjë dhe poshtërues” për shtetin e Serbisë.

Nga ana tjetër, nënkryetari i parë i qeverisë serbe për mediat serbe ka thënë se ka kënduar sepse e dinte se do të ndeshë në reagime pozitive nga mysafirët nga Turqia.

“Sa i kuptova, të gjithë në sallë u kënaqën. Sot është lajmi kryesor në Turqi. Dhe çfarë kisha nevojë të bëja? Ta vrisja si (Sulltan) Muratin? -  ka thënë ndër tjerash Daçiç. - Epo, e dija se do të reagonte ashtu, është një nga këngët e tyre më të famshme, përndryshe këndohet në të gjithë Ballkanin dhe madje edhe tek ne”, ka thënë ndër tjerash kreu i diplomacisë serbe.

Dhe në fund ai me shaka ka treguar se cili ishte bakshishi që kishte marrë: “Kam marrë 100 dollarë. Është një shaka, por është e mirë”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco