Thaçi: Nëse ambasadori britanik doli kur po flisja, kjo nuk është diplomatike

Thaçi: Nëse ambasadori britanik doli kur po flisja, kjo nuk është diplomatike

13:50, 11/10/2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit me homologun Ilir Meta, ka folur edhe për atë që ndodhi dje gjatë një konference, ku ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, u largua nga salla gjatë kohës që Thaçi po fliste.

Ngjarja ndodhi teksa Thaçi i drejtoi kritika të rënda bashkësisë ndërkombëtare rreth Gjykatës Speciale, duke i akuzuar për mos përmbushje të premtimeve.  Gjatë konferencës së sotme, Thaçi sqaroi gjithçka, shfrytëzoi takimin me Metën që të tregojë se nuk e kishte parë që ambasadori kishte qenë i pranishëm në konferencë dhe as kur kishte dalë teksa ai kishte qënë duke folur.

“Ambasadorin as që e kam parë që ka qenë i pranishëm e as që ka dalë kur kam qenë duke folur”, tha Thaçi, teksa ka shtuar se nëse ambasadori ka dalë në shenjë proteste ndaj deklaratave të tij, kjo nuk është aspak sjellje diplomatike.

“Nëse ka dalë si kundërshtim ndaj asaj çfarë kam thënë, kjo është një sjellje frustruese, fëmijërore, aspak diplomatike dhe e papërgjegjshme.”/Express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment