PD, kërkesë prokurorisë dhe KQZ: Verifikoni deputetin Aqif Rakipi, ka të kaluar kriminale në Itali Aqif Rakipi

PD, kërkesë prokurorisë dhe KQZ: Verifikoni deputetin Aqif Rakipi, ka të kaluar kriminale në Itali

12:20, 04/10/2017
A+ Aa A-

Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë, verifikimin e të dhënave për deputetin e PDIU, Aqif Rakuipi, pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme se nuk duhet të zgjidhet në funksione të larta publike për shkak të rekordeve kriminale në Itali. 

Në kërkesën që PD-ja i ka dërguar sot, më 4 tetor 2017, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ, thuhet shprehimisht:

"...se kërkojmë nga ana juaj, verifikimin e plotë të të dhënave të deklaruara në Formularin e Vetëdeklarimit nga subjekti Aqif Kahreman Rakipi, me detyrë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Nga të dhëna të bëra me dije në rrugë informale, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Aqif Rakipi ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik për shkak të rekordeve kriminale në shtetin italian."

Image

Kerkesa e plote per verifikimin e deputetit Aqif Rakipi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku04/10/2017 12:26

Nuk ka kaluar muaji që vrau një person në autostradë dhe u arratis nga vendi i ngjarjes duke thyer ligjin dhe mashtruar e penguar drejtësinë. A nuk mjafton për ta zbuar nga parlamenti? Në Shqipëri ka miliona njerëz që nuk kanë vrarë dhe nuk janë në parlament.

Shto koment

Denonco