Bomba e Donald Lu, kundër Ramës: Katër klane mafioze të kontrollojnë vendin....

Bomba e Donald Lu, kundër Ramës: Katër klane mafioze të kontrollojnë vendin....

10:58, 02/10/2017
A+ Aa A-

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka bërë sot një deklaratë të fortë. Duke folur në 20 vjetorin e Shkollës së Magjistraturës ambasadori Lu ka hedhur akuza të forta.

‘Emiljano Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia.

Lulzim Berisha u lirua gabimisht më herët nga zyrtarët e burgut. Edhe pse u vunë në hetim drejtori dhe juristi i burgut, Berisha vazhdon të jetë i lirë’ është shprehur ambasadori i SHBA-së Donald Lu.

‘Klemend Balili ia ka dalë që për 18 muaj ti shpëtojë drejtësisë’, ka qenë deklarata tjetër e fortë e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

Image

Pjesë nga fjala e ambasadorit Donald Lu:

Në këtë sallë ka dy grupe. Një grup me shumë përvojë grupi i parë, po për mua grupi i dytë e më i rëndësishëm janë të rinjtë me shpresë e optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë. Vettingu fillon javën që vjen. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që larguan kriminelët nga Parlamenti.  Ai i 2017 është më i mirë se i 2013.

Lufta kundër krimit të organizuar; derisa peshqit e mëdhenj të futen ne burg kanabisi do kthehet sërish. Kateë klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare që dominojnë aktivitetet kriminale.

Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale.

Lulzim Berisha, i cili u lirua gabimisht. Klemend Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj.

Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery02/10/2017 17:20

Po kupolla e PP se Shqipërisë a shtrihet edhe ne Kosove ambasador i nderuar Lu dhe nese poooo , pse kursehen kriminelet e Kosoves

Lomy02/10/2017 14:33

Ka harruar sigurimsat e ishet e kupoles se partise se punes qe komandojne keto kater klane....

Imam Sklldia 02/10/2017 14:06

Po pasi i dhate tepsinë sociopatit u kujtuat more shoku rilindas Lu. Tani merr nje brisk dhe rruaji bolet Edvin Droges....dhe Ripjelljes se komunizmit dhe dobiçit Sorros. Shkumën ja u bën flokkuqja

krasasi tp02/10/2017 13:38

"Kater klane kryesore drejtojne 20 familje kriminale shqiptare".Per te gjithe eshte e qarte se pas cdo portreti me larte qendronnji shef i madh dhe se te gjithe te tjeret jane puntor me meditje.Ushtrime si ai me "kamiona e bataliona" nuk kane asnje vlere, aq me pak tash kur Ju jeni duke na lene shendene.Nga SHBA dhe Gjermanija por edhe nga partnere te tjere, presim zbatimin e vetingut.Reforma dhe integrim.

Niku02/10/2017 13:02

Po pse e kurv selaniku tashti i thu ti kto.

juri02/10/2017 11:57

po ku je mo lu deri tani ke qen xhors soros shyqyre u bere AMERIKAN DHE U KSHEVE NE NE MIKE TE POPULLIT SHQIPTARE ASHTU SI AMERIKA deri tani le per te deshiruar..po prap mire..

Shto koment

Denonco