Punonjësit e institucioneve të vettingut, akuzat e LSI-së, Naço: Qeveria po vendos kontrollin e saj

Punonjësit e institucioneve të vettingut, akuzat e LSI-së, Naço: Qeveria po vendos kontrollin e saj

14:59, 25/09/2017
A+ Aa A-

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço ka deklaruar në një komunikim me mediat se partia e tij do të punojë për krijimin e kushteve të duhura për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Nga ana tjetër, Naço ka akuzuar mazhorancën se me metoda të ndryshme po përpiqet të vërë nën kontrollin e saj këto institucione.

 “LSI do mbështesë krijimin e kushteve optimale për organet e vettingut, për realizimin e tij. Qëndrimi i LSI-së është kundër vullnetit të qeverisë, që kërkon të ketë ndikimin e saj në këto institucione të pavarura”, ka thënë Naço.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që para se ta kalojë në Kuvend ligjin të reflektojë, “për të dhënë sistemin e drejtësisë që kërkojnë të gjithë”. “Sistemi i drejtësisë nuk është i asnjë partie, por i popullit shqiptar”, ka shtuar Naço.

Deklarata e plotë e Nasip Naços:

Sot Komisioni I Ligjeve votoi vetëm me votat e Partisë Socialiste strukturën organizative dhe klasifikimin e pagave.

1-Komisionit të posaçëm të Apelimit,

2-Komisionerëve Publik dhe me votat e LSI të

3-Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Duam ti bëjmë me dije opinionit publik se kërkesa për mbështetje të strukturave të Vetingut ishte tepër e thjeshtë, pra ata kërkonin një shtesë prej rreth 70 personash për të siguruar në çdo rast një funksionim normal të strukturave të Vetingut. Në mënyrë të qartë u provua që përbetimet për Vetingun nga ana e Partisë Socialiste rezultuan vetëm demagogji, pasi kjo shtesë nuk u votua prej tyre dhe bëhej fjalë siç e thashë edhe më lart për rreth 70 persona, në një kohë që vetëm Kryeministri ka një staf të tij prej rreth 1300 punonjësish, ku në stafin e tij të ngushtë punojnë 600, thënë më thjesht kërkohet një shtesë gati sa 1/10 e ushtrisë së Edi Ramës që siç dihet në vend të punës merret vetëm me komente në Facebook dhe të tjera punë të paqarta.

LSI ka mbështetur dhe do të mbështesë çdo kërkesë që I krijon kushte optimale pune organeve të Vetingut për një funksionim të plotë të tij si një nga momentet kyç të Reformës në Drejtësi.

Ky vullnet I LSI-së është I kundërt nga vullneti I qeverisë që kërkon të ketë ndikimin e tij mbi këto institucione të pavarura.

I Bëjmë edhe njëherë apel maxhorancës përpara se të kalojë për votim në Kuvend të reflektojë, se organet e Vetingut janë një process I rëndësishëm për kthimin e besimit të qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë te sistemi I munguar I drejtësisë, I cili nuk është pronë e asnjë prej partive politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco