Mazhoranca miraton e vetme strukturën me 110 punonjës për Vetingun, opozita nuk voton

Mazhoranca miraton e vetme strukturën me 110 punonjës për Vetingun, opozita nuk voton

13:55, 25/09/2017
A+ Aa A-

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot organikën e institucioneve të Vetingut: 110 punonjës në total nga 187 që ishin propozuar për këto struktura. Opozita nuk mori pjesë në votim, u largua nga salla e mbledhjes, pasi me anë të një relacioni ishte shprehur kundër shkurtimit të punonjësve.

Deputeti i PD, Eduard Halimi, ka reaguar për këtë vendim të marrë pa konsensus: "Shprehemi kundër përpjekjes së mazhorancës për të shkurtuar numrin e punonjësve të propozuar nga vetë organet e rivlerësimit, sic ka sugjeruar relatorja e komisionit dhe si ka ardhur drafti i mazhorances. Mosvënia në dispozicion e stafit të mjaftueshëm për organet e vettingut, do të përbënte kercenim ndaj veprimtarisë tepër të rëndësishme të tyre.”

PD-ja kishte kërkuar që numri i punonjësve për tre organet e Vetingut të ishte 185 punonjës, i ndarë si më poshtë: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit – 68 punonjës; Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese – 65 punonjës; Komisoneri Publik – 52 punonjës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco