Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

FOTO/ Gazetarët e huaj për pikturat e Edi Ramës: Sikur i ka bërë ndonjë i droguar

FOTO/ Gazetarët e huaj për pikturat e Edi Ramës: Sikur i ka bërë ndonjë i droguar

19:26, 24/09/2017
A+ Aa A-

Atë që në Shqipëri e dinë të gjithë, por që nuk ka guxuar ta thotë asnjë kritik arti apo gazetar kulture e gjen në një nga shkrimet për Bienalen e Venecias. Pikturat e Edi Ramës bëjnë përshtypje sepse ai vetë kryeministër, jo se kanë vlerë artistike. Në artikullin e  Artsy.net, gazetarja Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek i krahasojnë pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh.

“Në segmentin Giardini, të “Viva Arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie. Një letër muri e ngjashme është përdorur për të dekoruar zyrën e tij në godinën e qeverisë. Vizatimet janë bërë në dokumentet dhe letrat e zyrës së tij, të përzgjedhura gjatë ditës së punës”

Në shkrim, sillet edhe njëherë në vëmëndje një shprehje e Ramës për The Guardian, “Nëse arti nuk e bën politikën më të arsyeshme, politika me çmendurinë e saj, mund ta bëjë artin më të mirë”./ GSH.al.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Rahmani25/09/2017 20:05

    Me e frikeshme eshte Rama-politikan...

    Albani25/09/2017 08:02

    Kur shkon ne ndonje restorant me femije te vegjel te japin ca letra A4 qe femijet ti ngjyrosin. Perfundimi del i njenjt me foton lart qe na ka bete kryeministri

    Githbo24/09/2017 20:03

    Shyqyr qe na e thane keta te huajt se nuk duket fare

    Daj Jaku24/09/2017 19:34

    Çmënduri? Nuk ka nevojë për mjek që të përcaktojë saktë diagnozën.

    rama-piktor24/09/2017 19:27

    hahahahhahahhahahahhahhahaha ))))))))))))))

    Shto koment

    Denonco