Ulje e borxhit publik dhe rritje ekonomike, Banka Botërore përgënjeshtron Edi Ramën

Ulje e borxhit publik dhe rritje ekonomike, Banka Botërore përgënjeshtron Edi Ramën

15:47, 24/09/2017
A+ Aa A-

Banka Botërore deklaroi se borxhi publik i Shqipërisë nuk do të ulet nën 60 për qind para vitit 2021 duke përgënjeshtruar parashikimet zyrtare të qeverisë. Në dokumentet shoqërues të kredisë për politikat e zhvillimit, BB thotë se ulja e borxhit publik të Shqipërisë është shtyrë me disa vjet krahasuar me programin fillestar.

"Në fund të vitit 2013 parashikohej se borxhi publik i Shqipërisë do të arrinte pikun 71.7 për qind në vitin 2014 dhe më pas do të ulej. Por në fakt, borxhi kërceu në 73.7 në vitin 2015 dhe nuk pritet të ulet nën 70 për qind para fundit të 2017-ës," thuhet në dokument.

Sipas Bankës dështimi i qeverisë për të ulur borxhin lidhet me një sërë faktorësh.

"Ndër më kryesorët janë zhvlerësimi i lekut ndaj dollarit, rritja ekonomike më e ulët nga pritshmëritë, veçanërisht në vitin 2015 dhe ecuria e dobët e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar"- argumenton Banka Botërore.

Shpërdorim parash

Borxhi publik i Shqipërisë u rrit me ritme të shpejta në periudhën 2013-2015 duke kërcyer nga 62 për qind e Prodhimit Kombëtar në 73.7 për qind.

Qeveria përdori shlyerjen e detyrimeve të prapambetura si argument për të justifikuar borxhin, edhe pse shifra që ajo pagoi për këto detyrime ishte 2.5 herë më e ulët se rritja e borxhit.

Opozita dhe një sërë ekspertësh të pavarur kanë akuzuar qeverinë se ka marrë borxh për të financuar programe pa leverdishmëri ekonomike, duke shpenzuar për fasada apo projektin e rilindjes urbane.

Këto projekte kanë shpërdoruar qindra milionë euro duke rritur barrën e borxhit mbi qytetarët, në një kohë që qeveria ka lënë pas dore investimet në sektorët prioritarë të ekonomisë si arsimi dhe shëndetësia.

SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Linda25/09/2017 22:14

Ky vete i ka frike shifrat; ministrin e financave dhe ekonomise e ka me shkolle gjuhe te huaj...kesaj i thone: "merre me lang se mishi ka mbaruar"

edi24/09/2017 17:42

Mos i fol shoferit!

zaho24/09/2017 16:17

Lereni timonierin te haje pershesh, siç ben çdo dite!

Shto koment

Denonco