Drejtori i spitalit të Lezhës kundër Ramës: As nuk e kam dhënë e as nuk e jap dorëheqjen

Drejtori i spitalit të Lezhës kundër Ramës: As nuk e kam dhënë e as nuk e jap dorëheqjen

12:54, 24/09/2017
A+ Aa A-

Drejtori i spitalit rajonal të Lezhës 3 ditë pasi ministria e Shendetësisë dhe mbrojtjes sociale hapi konkursin për drejtuesit e rinj të këtyre institucioneve nuk pranon te japë dorëheqjen.

I pyetur mbi një vendim të tillë Pashk Smaçi është i prerë kur thotë se refuzon të ndërmarrë një veprim të tillë, duke e argumentuar një fakt të tillë. “Jo unë nuk kam dhënë dhe as nuk do të jap dorëheqje.

Nuk kam ardhur me vullnet apo dëshirë personale në këtë karrige, prandaj do të largohem kur qeveria dhe ministria të emërojnë drejtorin e ri”. Smaçi sqaron edhe punën qe aktualisht po bëhet nga kjo drejtori, për evidentimin e ndërtimeve pa leje në hapësirën publike përreth spitalit.

“Ka 3 dite që kemi nisur në evidentim të këtyre subjekteve. Janë 2 lokale brenda territorit dhe njeri është i hipotekuar, ku organizmat përkatëse do te marrim veprimet e duhura sipas ligjit.

Ndërsa subjekti i dyte është me qira në ambientet e spitalit, ku do të ndërpresim rinovimin e kontratës dhe do t’i japim afat të lirojë këtë hapësirë.

Jashtë mjediseve të spitalit ka subjekte që kanë ndërhyrë duke krijuar akses në oborrin e këtij institucioni, për të cilat kërkohet të merren masa. Ne nuk kemi pasur probleme prej asnjërit prej tyre, por urdhri është i qartë dhe prandaj do të veprohet sipas udhëzimit të MSHMS”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur hapjen e konkursit publik për drejtorët e spitaleve universitarë dhe rajonalë.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të MSHMS-së, të gjithë të interesuarit kanë afat deri në datën 6 tetor 2017 për të dorëzuar aplikimet e tyre, duke ndjekur kriteret për të aplikuar. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco