FOTO/ Tentativa për arratisje e At Zef Pllumit/ Si u kap në Theth kleriku dhe si e pësoi nga diktatura

FOTO/ Tentativa për arratisje e At Zef Pllumit/ Si u kap në Theth kleriku dhe si e pësoi nga diktatura

11:56, 24/09/2017
A+ Aa A-

Historiani dhe studiuesi Kastriot Dervishi, përmes një statusi në Facebook, sjell në vëmendje goditjen që regjimi komunist i dha At Zef Pllumit.

Ja postimi i Dervishit:

50-vjetori i arrestimit të dytë

At Zef Pllumi dhe vigjilenca e “njeriut të ri”

Në Shqipërinë komuniste nuk ishin vetëm njerëzit e regjimit keqbërës. Propaganda krijoi “njeriun e ri”, shërbëtorin më të verbër ndaj atij sistemi. “Njeriu i ri” i droguar nga ideologjia komuniste, përkundrejt një teneqeje dekoratë, apo fletëlavdërimi, kujtonte se duke i bërë keq tjetrit i shërbente atdheut.

Historia që po tregoj është e vitit 1967, kohën kur Shqipëria komuniste mbylli institucionet fetare dhe goditi gjithë klerin e vendit. Njëri prej këtyre klerikëve, Zef Pllumi, duke mos e duruar dot atë gjendje, provoi të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet kufirit tokësor në Rrethin e Shkodrës.

U nis i vetëm drejt kufirit. Mori drejtimin e Qafës së Pejës. Arriti t’i shpëtojë syrit të rojeve kufitare të postës së Thethit, por jo syrit të “njeriut të ri”. Në bjeshkët e Nikçit “njeriu i ri”, vigjilonte. 8 punonjës të ndërmarrjes së pyjeve e pikasën dhe kërkuan dokumentin që duhej për të qarkulluar në ato zona. Ata dyshuan dhe e shoqëruan.

Procesverbali “për kapjen e personit të dyshimtë Zef Gjeto Pllumi” u hartua nga kryetari i këshillit popullor të zonës, tekniku i pyjeve, kryetari i kooperativës Nikç dhe sekretari i organizatës bazë të partisë. Tekniku i pyjeve (i fotos), i përkushtuar deri në fund për realizimin e poshtërisë së tij, me dy punëtorë dhe dy pushkatarë e dërgoi At Zefin në Tamarë, pikërisht atje ku do ta merrnin njerëzit e specializuar të regjimit, të cilët do t’i jepnin dënimin e dytë me 25 vjet burgim.

At Zef Pllumi u burgos dy herë nga regjimi komunist në periudhat: 15.10.1946-15.10.1949 dhe 27.9.1967-11.4.1989. Kësisoj qëndroi 25 vjet i burgosur.

Fotoja që bashkëlidhet tregon çastin e ndalimit të At Zef Pllumit më 27 shtator 1967. Tekniku me emrin Marash në emër të “njeriut të ri” bën ndalimin në kufi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zaho25/09/2017 15:07

gozen dhe gruan, une ty, o spiun 80 leksh!

QYTETAR24/09/2017 22:28

komente me fyerje kaq te peshtira qe vetem ndonje sigurims qe do jete duke ngordhur ose klyshi i tij mund te nxjere nga goja e tij e ndyre

Beci24/09/2017 17:32

Ka qene Marash Mali tekniku i Drejtor kumunist sigurimsit Loro Beltoja

Ipersekutuari24/09/2017 16:57

Tekniku Marash a ishte edhe ai MALESOR? Teniku Marsh a ishte edhe ai KATOLIK? KYmalesor dhe Ky katolik a ishte SPIUN? PO keta Malesoret e pabese kane spiunu njani tjetrin bre Kastriot BOleja, he te qifsha gruan::::::::edhe gocen:::::::::

Shto koment

Denonco