Basha me drejtuesit e degëve të PD, ja porositë dhe udhëzimet që iu dha krerëve lokalë

Basha me drejtuesit e degëve të PD, ja porositë dhe udhëzimet që iu dha krerëve lokalë

09:04, 24/09/2017
A+ Aa A-

Partia Demokratike ende është nën ndikimin e fortë të rezultatit nga zgjedhjet e 25 qershorit, rezultat i cili është ende objekt debatesh dhe përplasjesh të forta mes demokratëve.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së është pasuar dje nga një takim i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me drejtuesit lokalë demokrat.

Takimi me krerët e degëve të PD-së në rrethe përfundoi me disa porosi, që në ditët në vijim do të përkthehen edhe në formë udhëzimi të detajuara për të vijuar punën.

Takimi me krerët lokal kishte në qendër rezultatin që mori PD-ja në zgjedhje dhe analiza që pritet të bëhet.

\Pikërisht, duket se Basha ka vendosur që këtë analizë ta nis me të dhëna që do të mblidhen në çdo degë të Partisë Demokratike.

Burime nga takimi në selinë blu bënë me dije se, Basha u ka udhëzuar krerëve të PD-së në rrethe që të mbledhin të dhëna për manipulimin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ai i ka qëndruar faktit se zgjedhjet në masë shumë të madhe u manipuluan nga para të pista dhe u vodhën. Ky proces fakt-mbledhës do të zgjas dy muaj. Në fund të këtij procesi dy mujorë, krerët e degëve do të kenë nga një dokument me të dhëna për manipulimin dhe shkaqet e humbjes në çdo zonë.

Nga mbledhja është mësuar se Basha nuk ka vënë “gishtin” mbi shkaqe të brendshme që mund të kenë sjellë rezultatin, ndërsa ka kërkuar verifikimin e anëtarësisë.

Për këtë kryetarët e degëve do të ngrenë nga një grup pune që do të udhëhiqet prej vetë atyre dhe të deleguarve nga qendra. Gjatë këtyre dy muajve do të ketë konsultime me çdo anëtarë i bazës, që sipas është shprehur Basha, ka nisur një proces të ndryshimit të vetes. /KJ

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Metra 8524/09/2017 15:03

Nese nuk ben spastrim, doe kesh te sigurte HUMBJEN! Edhe gjate zgjedhjeve tere atai kishje kunder me kontribute te theksuara sabotazhi ndaj fitores tende! Jo gjithmone duhet degjuar Berisha i cili te fton ti ofrosh! Ai eshte ai , Ti je ti! kam shume keqardhje se do humbasesh me pranine e tyre sepse ata perdite punojne Kunder Teje: nuk ke asnje arsye te shpresosh fitoret me Ata! Me mir humbes me dinjitet se sa perseri humbes me tradhetare; Ketu neper media kam kontribue e do vazhdoj ne Perkrahje logjike per TY! Fitore, edhe ndaj kundershtarit politik, edhe ndaj Armikut te perbetuar te brendeshem!

Taqi24/09/2017 13:00

Lorana vettingu fillon nga krietari apo dashnia jote Lulezime Bashukja. Shkurt lesh me qime moj lulezime Te shkuara ti kesh Lorana

Loran shehu24/09/2017 11:26

Shum mir po nje gje i kryetar hiq sa me shpejt ato laraskat e pd se si bushatin hajduten dhe valbona mezinin nje anonime qe se njeh kush

Shto koment

Denonco