Konçesioni i ilaçeve/ Qeveria injoroi vendimin e Autoritetit të Konkurrencës

Konçesioni i ilaçeve/ Qeveria injoroi vendimin e Autoritetit të Konkurrencës

20:24, 23/09/2017
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare injoroi kërkesën zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës për të ndalur koncesionin e pullave fiskale, që vendosen mbi ilaçet. Syri.net zbardh ekskluzivisht vendimin që mban datën 11 nëntor 2011, ku institucionit i Konkurrencës, i kërkon qeverisë të anulojë nismën për të dhënë pullat e ilaçeve me koncesion pasi kjo do të kishte kosto të rëndë për qytetarët.

"Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i rekomandojë Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, rishikimin e kontratës koncensionare, për pjesën e pullave fiskale për barnat pasi konstatohet se nuk ka filluar prodhimi i tyre, si dhe sjell kosto të lartë për produktet farmaceutike të cilat kanë një ndjeshmëri shumë të lartë," thuhet në vendimin e Konkurrencës.

Sipas AK, vendosja e pullave do të ketë një efekt të rëndë financiar mbi xhepat e qytetarëve, veçanërisht atyre që janë të varfër.

"Vendosja e nje tarife 2.3 leke/copë më e lartë e pullës fiskale për çdo medikament do të ishte një kosto e lartë për produktet farmaceutike, të cilat kanë ndjeshmëri shume te larte tek konsumatori," argumentohet në vendim.

Por pavarësisht argumenteve të fortë të Autoritetit, qeveria jo vetëm që nuk është tërhequr nga koncesioni por ka rritur edhe më shumë tarifën që duhet të paguajnë qytetarët, nga 2.3 lekë për copë në 2.4 për qind të çmimit dhe tani që ka maxhorancën e vetme do e risjellë projektligjin për ta finalizuar deri në fund nismën e saj për të taksuar ilaçet.

Projektligji është rifutur i pandryshuar në kalendarin e katër javëve të ardhshme të Kuvendit dhe miratimi i tij tashmë duket thjesht një formalitet. Kjo do të ketë pasoja të rënda, pasi për barna të caktuara çmimi rritet deri në 25 herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ladi23/09/2017 23:29

Per Samir Manen eshte bere ky koncension ? Kush mund te ma thote ?

Daj Jaku23/09/2017 22:56

Kur nuk do keni asgjë tjetër që të munden të ju a marrin, di ju a fusin herë pas here në b**** që të mos rrini rehat e të kujtoni se shpëtuat.

Matematicieni23/09/2017 21:53

Kush k* ma shpjegon se si per ca ilace çmimu do rritet 25 here,,,!!!???? Koqe kush e shkruan, tyç kush e boton, trap kush e beson

Zani23/09/2017 21:50

AK si pushke jevgu, kush ta shkrepe i pari. Ne rastin konkret nje paracetamol nga 100 lek behet 103, nje Davixon nga 500 behet 515 lek. Po si te fshihet Petro Vasili me Megapharma, ketu eshte problemi!!! E ia mbajne ison Tritol i Lushnjes dhe Koço meshira... O popull, mos i besoni hipokrizise!!!

t23/09/2017 20:48

nqs AK paska marre nje vendim dhe qeveria e injoron ,atehere perse vlen AK

Shto koment

Denonco