Ish-Ministri i Brendshëm apel policisë: Kundërpërgjigjuni me forcë të gjithë atyre që ngrenë dorë kundër jush

Ish-Ministri i Brendshëm apel policisë: Kundërpërgjigjuni me forcë të gjithë atyre që ngrenë dorë kundër jush

18:47, 23/09/2017
A+ Aa A-

Pas sulmeve që i janë bërë Policisë së shtetit gjatë ditëve të fundit nga bandat kriminale, ka ardhur dhe reagimi i ish-Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj.

Përmes një postimi në Facebook, Demiraj shprehet i indinjuar pas sulmeve kriminale që janë bërë ndaj uniformave blu. Demiraj ju ka bërë apel forcave të rendit që ti përgjigjen me forcën më të madhe kriminelëve dhe të gjithë atyre që kthejnë dorë ndaj policisë së shtetit.

Ja postimi i Demirajt:

Te nderuar bashkeqytetare!

Ditet e fundit Policia e Shtetit ne menyren me te paprecedente eshte vene nen shenjester nga grupet kriminale dhe te organizuara.

Policia Shtetit nje nga organizatat qe sakrifikojne cdo dite per te ruajtur rendin dhe qetesine eshte sulmuar me bresheri plumbash, me thika dhe me makina te blinduara.

Si ish minister i brendshem, i bej thirrje te gjithe efektiveve te policise qe te kunderveprojne me forcen me te madhe ndaj krimit qe ngre dore kunder uniformes dhe Shtetit. Kjo duhet te jete nje beteje e forte, pa kompromis dhe me zero tolerance.

Si qytetar e ndjej detyrim moral te reagoj kur koleget, bashkeqytetaret tane ndjehen te kercenuar, te dhunuar dhe te pa mbrojtur nga keqpolitika. DD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco