Shehi apel Bashës: Hape PD-në, koha të sillesh si lider Europian

Shehi apel Bashës: Hape PD-në, koha të sillesh si lider Europian

18:22, 23/09/2017
A+ Aa A-

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka komentuar deklaratën e bërë nga kreu i opozitës Lulzim Basha, sa i refuzimit të fraksioneve brenda Partisë Demokratike.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në “News24” Shehi kritikoi qëndrimin e Bashës, ndërsa nuk nguroi që t’i jepte atij edhe një këshillë.

 “Sprova tjetër me të cilin përplasemi ne të gjithë janë zgjedhjet lokale, që janë zgjedhje politike. Ky është termi brenda të cilës kemi nevojë për të rinovuar vetveten. Do t’i jepja një këshillë të vogël, e dëgjova (Bashën) këtë historinë fatale se “sa jam unë s’ka fraksion”.

Gjithnjë kështu thuhet. Por a e di çfarë do të thotë kjo? Që këtu drejtoj unë dhe s’ka tjetër. Këtu ka fjalë më të mira sesa fraksioni. Nuk ka nevojë për fraksion, por për korrente brenda PD ka nevojë. Ky do të ishte revolucioni demokratik i zotit Basha, që të hapte partinë ndaj korrenteve, ndaj njerëzve që gjykojnë ndryshe. Të jesh me një parti dhe të jesh kryetar nuk është meritë. Por të jesh në një parti dhe të kesh mendim ndryshe nga kryetarët, kjo është zotësi e kryetarëve evropianë modernë. Askush s’po e bën këtë. Zoti Basha e ka për detyrë që të hapin partinë, që edhe këta kundërshtarë të kenë vend aty, të kenë rrymë. Dhe koha tregon nëse ‘është i madh lumi jot, apo rrëkeja e tyre’. Duhet të pranojmë edhe korrentet e reja në këtë situatë”, tha Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari me tru24/09/2017 10:29

O Dash Shehi, mos u muno kot, nuk sillet dot si lider Lulushi sepse nuk ka qene kurre lider. Zgjedhjet nuk u vodhen, ato u blene. I pari qe u ble me parate e droges, koncensioneve hajdute dhe te korrupsionit ishte Lulushi qe ua futi te gjitheve. Demokratet nuk e besuan dhe e braktisen. Kjo eshte arsyeja qe PD-se i munguan 200 mije vota, dhe mos te mundohet Luli i vocerr te na mashtroje se eshte akoma i vockel. Te marri familjen dhe t'ia mbathi ne Holande sa nuk eshte vone se ndryshe e more ne qafe te gjithe PD-ne dhe te gjithe Shqiperine. IK LULUSH! LARGOHU! Mos na humb me teper kohe!

edi23/09/2017 21:13

Ne shqiperi te besh liderin europian? Po tall bythen apo e ke tepruar me alkolin? Ky ka qe ne fillim qe ben si europian dhe ca solli gjithe kjo tolerance?! I dha rendesi goreve te vogla patosi, topalli me shoke. Duhet nje fshese e mire alla shqiptarçe se e shohim me vone liderin europian.

Tirana23/09/2017 20:43

Po çfare korentesh kerkon ti o Dash qyli , ti qe me partine tende fantazem LZHK , ne 2009-en i hoqe partise demokratike 1.8 % te votave , duke e detyruar doktorin ti shtrije doren LSI-se e ti jape asaj me 4 deputete 20 % te pushtetit ....???!!! Ti je nga ata politikane qe me peshe specifike thuajse afer xeros , se bashku me partite e tjera " aleate " ne opozite, i keni " bere " presion partise demokratike duke i rrembyer asaj gjoja si te djathte ne dy pale zgjedhjet e fundit nga 4 - 5 deputete . Falja e deputeteve te tille me shume e ka demtuar PD se sa ajo ne te vertete ka fituar prej tyre qe une do ti quaja sipas teje " Korente " as te majta e as te djathta , ose " merre me long , se mishi u mbarue " Shume mire ja ben Ed Rama qe nuk lejon te tilla parti servilash e te pazot .....???!!!

t23/09/2017 19:18

ja ka lene trashegim enveri te gjithe liderave tane kete mentalitet

Drini23/09/2017 18:48

Sa të zellshëm janë këta kryetarët e partiçkave të djathta, ti japin këshilla PD-së dhe Bashës që i bëri deputetë, sa në partiçkat e tyre, mbetën kryetarë të përjetshëm...

Shto koment

Denonco