‘Kolegu im, iriq!’-Iriqi bisedon me Grida Dumën

‘Kolegu im, iriq!’-Iriqi bisedon me Grida Dumën

14:48, 23/09/2017
A+ Aa A-

Iriqi:- Pati sherre në kryesi?

Grida: - Kolegu im Iriq...

Iriqi: - Koleg?

Grida: - Po. Se dhe unë e ti me gjemba jemi. Nuk lejojmë kënd të na prekë. As me fjalë, as me...

Iriqi: - As me?

Grida: -As me vepra. U kërkua që unë të bëhesha kryetare bashkie në Durrës, por e sabotova.

Iriqi: - Pse?

Grida: - Nga që Rama nuk e heq dot Gjushin direkt, donte ta bënte me mua. Nuk rashë në atë kurth, ndaj organizova humbjen time. U thashë miqve e fare e fisit që mos vinin fare në votime.

Iriqi: - Të dëgjuan?

Grida: - Poooo. Ishin mbi dhjetëmijë që nuk u dukën në Durrës atë ditë. I ngeli bashkia prapë socialistëve. Se kush i bën varrin tjetrit bije vetë brenda. U nxeh Gjushi, më mallkoi, por nuk i hapa rrugë. Hahaha, kolegu im Iriq, na pandehin të pa zonjat ne femrat. Por ne, ah, ç'jemi ne! Ja e futa Vangjushin e Durrësit në shishe. Hahaha.

Iriqi: - Po pse u tha se nuk u donte populli atje?

Grida: - Ti beson Ramën. Ashtu tha dhe për 71 deputetë që do fitonte, por rrejti, bile rëndshëm.

Iriqi: - Pse gënjeu? Ai fitoi.

Grida: - Po, por jo 71. Mori 74 deputetë. Gabim me tre mandate, pra i pasaktë me mbi 50 mijë vota. Ai nuk e njeh fare situatën. Ndryshe Basha.

Iriqi: - Si ndryshe?

Grida: - Po, ja e dinte që do i vidhnin vota dhe e rregulloi listën. Nga 16 që ishim të sigurt p.sh., në Tiranë ai e bëri 10. Kështu dhe në rrethe. Planifikoji nga tre më pak. Lider tamam, koleg. Di fare saktë situatën. Në fund dolën 43. Asnjë më shumë, asnjë më pak.

Iriqi: - Po marrëveshja me Ramën përse u bë?

Grida: - Marrëveshja është një anekdodë e bukur, koleg i dashur.

Iriqi: - Si?

Grida: - Ndenjën bashkë katër ore e bënë muhabet. Do bëjmë këtë dhe atë. Nuk kishin as letër. Ca shënime Basha i kishte shkruar në dorë. Afër mëngjesit i tha Rama që po i shkruaj e po t'i jap nga dreka. Prit Basha e hiç gjë. Ecnin ditët e asnjë gjë e shkruar. Edhe sot nuk ka asnjë rresht nga ajo marrëveshje. Hahaha, më qeshet kur e shajnë ca e ca. Po a kritikohet një gjë nuk ekziston?

Iriqi: - Ke folur një herë në emër të grupit e zoti Berisha tha se ai nuk ishte pyetur.

Grida: - Unë fola në emër të grupit. Se tani në parlament kemi një grup që quhet miks.

Iriqi: - Si miks?

Grida: - Grupi i Partisë Demokratike dhe Sali Berisha. Se nga PD veç ai ka ngelur me ide. Ne të tjerët hymë se do bëheshim ministra. Ta dinim se nuk do fitonim kishim ikur nga socialistja. Edhe Rama me një grusht pare të fut në listë. Ishim pa fat, por do e ndreqim.

Iriqi: - Si, na e trego!

Grida: - Po ja, do kalojmë nga grupi i qeverisë. Se lëvizje nga një parti te tjetra bëjnë dhe në Amerikë. Nuk është turp, por e bëjmë dhe nga halli.

Iriqi: - Nga halli?

Grida: - Me 1 mijë euro rrogë nuk jetohet, koleg. Ti mbase se vetëm bar ha. Ndryshe ne njerëzit, e aq më ndryshe në femrat. Vetëm një palë këpucë kushtojnë 500 euro. I marrim të shtrenjta se populli nga këmbët na sheh. Hahaha, paçim, koleg!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

SULEJMAN SULA24/09/2017 21:52

O HUMORAN,GRIDA TE KA ZENE RRUGEN

Shto koment

Denonco