Ish-të përndjekurit në grevë urie: Duam dëmshpërblimet dhe largimin e Bilal Kolës, veglës së Edi Ramës' Foto ilustruese

Ish-të përndjekurit në grevë urie: Duam dëmshpërblimet dhe largimin e Bilal Kolës, veglës së Edi Ramës'

10:48, 23/09/2017
A+ Aa A-

Një grup ish-të përndjekurish politikë kanë nisur sot një grevë urie në Tiranë për dëmshpërblimet e tyre që nuk iu janë dhënë dhe të gjitha ç'ka u takon sipas ligjit. Ata janë ngritur edhe kundër Bilal Kolës, kryetarit të Institutit të të Pëndjekurve Politikë, sepse e konsiderojnë si vegël të kryeministrit Edi Rama dhe që nuk trajton problemet e tyre ekonomike.

Greva po zhvillohet para selisë së Institutit të ish-të përndjekurve në 5-vjetorin e vdekjes së Lirak Bejkos.

Greva nisi sot në mëngjes dhe sipas tyre do të zgjasë 24 orë; ata e kërkojnë largimin e Kolës me anë të një peticioni ku e akuzojnë se ka shpërdoruar fondet për ish-­të përndjekurit.

Sipas report tv, ish-të përndjekutit kërkojnë që të ngrihet një institucion për integrimin e tyre dhe të bëhen të gjitha dëmshpërblimet e plota nga qeveria.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lali23/09/2017 11:27

Sa rende qe eshte ky popull, presin akoma nga qeveria, po si su lodhet me vrima ne uje. Sikur mos mjaftonin mashtrimet e perdicme keta zbresin nga atobuzi dhe kerkojne llogari shtetit. Sa kohe ju duhet akoma ta kuptoni qe ketu ska shtet?

Shto koment

Denonco