Vazhdon shkurtimi i administratës, zbulohen drejtoritë që do të shkrihen këto ditë

Vazhdon shkurtimi i administratës, zbulohen drejtoritë që do të shkrihen këto ditë

08:35, 23/09/2017
A+ Aa A-

Krahas platformës për shkrirjen e tetë ministrive, e cila nxjerrë jashtë zyrave të shtetit rreth 4952 punonjës, në institucionet e qeverisjes qendrore po zbatojnë një udhëzim i Departamentit të Administratës Publike, i cili përpos të tjerave pritet të shkurtojë administratën publike, përmes përcaktimeve dhe qartësimeve të pozicionit të punës për çdo punonjës të institucioneve të ristrukturuara. 

Udhëzimi nr. 10, datë 31.05.2017, për përshkrimin e pozicionit të punës në shërbimin civil, e firmosur nga drejtoresha e DAP, Albana Koçiu, parashikon që sekretari i përgjithshëm duhet të sigurojë që burimet njerëzore në dispozicion të ministrisë të organizohen në mënyrë që objektivat e saj të realizohen me sa më pak kosto, duke siguruar njëherazi efektshmëri të lartë, në mënyrë tërësisht të rregullt dhe korrekte. Udhëzimi parashikon 14 rregulla, të cilat duhet të zbatohen gjatë përshkrimit të pozicionit të punës së punonjësve të administratës.

Gjithashtu, udhëzimi kërkon që të sigurohet një sistem i shëndoshë i kontrollit të brendshëm që të mbështesë realizimin e politikave, synimeve dhe objektivave të ministrisë, në bazë të pavarësisë që siguron auditimi i brendshëm si dhe të ndiqen procedurat e duhura financiare dhe të respektohen procedurat e përshtatshme të kontabilitetit, me qëllim që të mbrohen dhe të menaxhohen si duhet fondet publike. Udhëzimi vjen në kuadër të motos së qeverisë ‘Rama 2’, (më shumë dhe më mirë me më pak).

Disa ditë më parë, kryeministri ka paralajmëruar shkurtime drastike të burimeve njerëzore nëpër ministri. “Nuk do të thotë që do bashkohen mekanikisht të gjitha bashkë e të jenë si federatë ministrish. Do jetë një ministri, kështu që do funksionoje si një ministri dhe faktikisht numri do shkurtohet në mënyrë drastike”, ka pohuar kryeministri Rama.

Pozicioni i punës

Sipas udhëzimit, procesi i hartimit të përshkrimit të punës në një institucion realizohet duke ndjekur hierarkinë sipas strukturës organizative të institucionit. Fillimisht hartohet përshkrimi i punës për sekretarin e përgjithshëm/titullarin, më pas për drejtorin e përgjithshëm/drejtor i drejtorisë, shefat e sektorit dhe specialistët. Kjo metodologji përcaktohet nga elementët që përmban përshkrimi i punës, ku misioni i institucionit (për titullarin dhe sekretarin e përgjithshëm), zbërthehet në misione për çdo drejtori/sektor, veprimtaria e të cilave bën të mundur realizmin e misionit dhe objektivat e vetë njësisë organizative përkatëse, në mbështetje të realizimit të misionit kryesor të ekzistencës së një institucioni.

“Në përshkrimin e punës përfshihen, mes të tjerash, misioni, qëllimi i përgjithshëm, detyrat kryesore, si dhe përgjegjësitë kryesore të pozicionit respektiv të punës të kategorizuara sipas planifikimit dhe objektivave, menaxhimit, detyrave teknike, përfaqësimit institucional dhe bashkëpunimit. Përveç kësaj, për çdo vend pune duhen shprehur qartë objektivat strategjike që duhen realizuar, si dhe treguesit kryesorë të performancës, në bazë të të cilave mund të matet performanca e punonjësit si edhe aspekte të tjera, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin në mënyrë të efektshme të sistemit të vlerësimit të punës dhe në vijim, për strukturimin e saktë të njësisë organizative ku ndodhet vendi i punës”, thuhet në udhëzim.

Punonjësit që rrezikojnë vendin e punës sipas ministrive Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, 433 punonjës Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 3042 punonjës Ministria e Integrimit Evropian, 113 punonjës Ministria e Ekonomisë, 588 punonjës. Ministria e Zhvillimit Urban, 535 punonjës Ministria e Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, 227 punonjës Ministria e Shteti për Çështjet Vendore, 14 punonjës Ministria e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin…

Drejtoritë që shkrihen

Drejtoritë e bujqësisë në të gjithë vendin Inspektorati i Ujërave Agjencitë e ujit dhe baseneve i kalojnë sekretariatit të ujërave Qendra Kombëtar e Edukimit në Vazhdim Qendra Kombëtare Biomjekësore Agjencia e Inventarizimit të Pronave Drejtoria e rezervave materiale dhe emergjencave civile Institutit i Zhvillimit të Arsimit Inspektorati i Arsimit Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale. /Shqiptarja.com 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

rona23/09/2017 12:18

Nje ndryshim qe nevojitet sa i takon administrates ne menyre qe te ristrukturohet ne ate menyre qe u sherben mese miri qytetareve dhe vendit.

Shto koment

Denonco