Incidenti në mbledhjen e kryesisë, deputeti i PD: Ishte i parapërgatitur

Incidenti në mbledhjen e kryesisë, deputeti i PD: Ishte i parapërgatitur

19:08, 22/09/2017
A+ Aa A-

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka komentuar incidentin në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana (i caktuar në këtë detyrë nga Lulzim Basha) ka tentuar të godasë sekretaren për Organizatat Partnere në PD, Valbona Mezini, pasi kjo e fundit e ka ndërprerë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Strazimiri tha se në mbledhje pati debat dhe kjo është gjë e mirë sipas tij. Strazimiri u shpreh se incidenti duke iu referuar audioregjistrimeve ishte i parapërgatitur, por sipas tij prioritet i çdo demokrati është shpëtimi i vendit nga Edi Rama.

“Për fat të mirë pati debat dhe ishte një nga mbledhjet më të mira të kryesisë. Mund tju them se gjithçka u zhvillua me sinqeritet. Ishte një mbledhje që zgjati rreth 5 orë dhe gjithkush dha mendimin e tij. Besoj se jemi në rrugën e duhur dhe do kemi edhe rezultatet e para, qoftë edhe emocionale. Prioriteti i çdo demokrati është shpëtimi i vendit nga Edi Rama.

Nuk është aspak thelbësore incidenti dhe po të më pyesnit para pak orësh do ju thoja që emocionet janë një gjë e mirë. Por tashmë ju them që ka dalë një audioregjistrim, çka tregon që ka qenë i përgatitur. Ishte një moment emocioni deri në kufijtë e tensionit, por nuk njolloset mbledhja”, tha Strazimiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari me tru22/09/2017 20:16

Ik more koke loqe!!!! Ne u erresua dheu duke pare vetem surretet tuaja prej 25 vitesh!!! Nuk keni punuar asnje dite, nuk e dini se cfare eshte puna, shtypja, skamja dhe skllaveria e re shqiptare nga biznesmenet, pronaret dhe feudalet kriminele, trafikante, rrugece, hajdute qe sot kane ne duar te gjithe politiken dhe politikanet e ndyre dhe te korruptuar. Disa thone nuk ka faje populli, nuk fajesohet populli, eshte mekat t'ia hedhesh fajin popullit. Jo more jooooo! Populli, populli e ka fajin, populli injorant, i perulur, pa dinjitet, imoral qe shet paturpesisht edhe gruan per voten, per nje vend te ndyre pune. Populli pa dinjitet qe mashtrohet me nje thes miell, me nje arke vaj, me nje thes kripe. Populli e zgjedh vete qeverine qe meriton!!!! Populli injorant na mori ne qafe!!!!! Ma ka thene mire nje gazetar gjerman: Ne Shqiperi 27 vite votohen qeverite me radhe dhe vendi mbetet ne vend. Tek ju nuk duhen nderruar qeverite, tek ju duhet nderruar populli ne cdo 4 vjet!!!!!

Shto koment

Denonco