Rama mesazh PD-së për reformën zgjedhore: S’do ecim me menynë tuaj!

Rama mesazh PD-së për reformën zgjedhore: S’do ecim me menynë tuaj!

18:34, 22/09/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka folur për reformën zgjedhore, gjatë një interviste në Zërin e Amerikës, këtë të premte. Kreu i qeverisë tha se në këtë proces, nuk do të “ecim me menynë e Partisë Demokratike”.

Rama u pyet: Një nga pikat e marrëveshjet së majit me PD ishte ajo për reformën zgjedhore, pritet të jetë një reformë madhore. Partia Demokratike kërkoi zyrtarisht ngritjen e një komisioni parlamentar. A do kërkojë partia juaj ndryshimin e sistemit aktual, proporcional rajonal?

“Së pari, ne nuk kemi asnjë arsye që të hyjmë në detaje. Së dyti PD duhet të mësojë që ka të gjitha të drejtat të kërkojë, por ka edhe detyrimin të dëgjojë, të plotësojë, le të themi edhe kërkesat e palës tjetër në mënyrë që të ketë dialog. Dhe ne nuk mund të ecim në menynë e parapërcaktuar nga PD, por sigurisht duhet të ecim me një proces ku palët ndërveprojnë dhe mirëkuptohen duke përfshirë në axhendën e dialogut, çështje të një rëndësie të përbashkët sipas këndvështrimit të tyre. Me këtë duhet të them që e mirëkuptojmë plotësisht kërkesën e PD, por tryeza e dialogut nuk mund të jetë një tryezë me një meny të përcaktuar nga njëra palë. Duhet të përfshijë disa tema, ku reforma zgjedhore patjetër që është shumë e rëndësishme dhe ne jemi gati të përfshihemi në të, por s’do të ecim në këtë proces sipas ritmit të PD, por sipas një ritmi të dakortësuar së bashku nëse vërtetë PD do dialog”.

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për rastin e Shkozës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta22/09/2017 19:05

Birit te Sorosit nuk i trembet syri as ne mes te Amerikes, e zbraz te gjithe harbuterine dhe drejtimin mafioz te popullit te vete pa pasur frike, bile me mburrje.....dhe voa i bene freske ketij harbut.....i

Shto koment

Denonco