Edi Rama në OKB flet si lider global, nga uraganet që goditën SHBA tek Koreja: Jemi të vegjël, por...

Edi Rama në OKB flet si lider global, nga uraganet që goditën SHBA tek Koreja: Jemi të vegjël, por...

15:17, 22/09/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij këtë të premte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka prekur sfidat e mëdha që sot shqetësojnë gjithë botën.

Nga uraganet që goditën SHBA-të, tek Koreja e Veriut, terrorizmi, klima, barazia gjinore, zgjerimi i BE-së...

“60 milionë njerëz, numri më i lartë i njerëzve që janë shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre. Ky është një tregues i dështimit tonë kolektiv”, tha Rama.

“Duhet të përshtatim jetët tona për të mbrojtur planetin, tha kryeministri... Asnjë vend sado i madh i pasur s’mund të përballet me këto probleme apo sfida i vetëm. Kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim”.

Jam lideri i vendit të vogël, tha shefi i qeverisë shqiptare, por “ritheksoj vendimin për të bërë detyrën tonë”, duke u ndaluar këtu te kontributi i dhënë nga Shqipëria në luftën kundër terrorizmit dhe ISIS.

Rama, gjatë fjalës në sesionin e 72-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u shpreh krenar se ”për herë të parë në Shqipëri kemi qeveri të barabartë gjinore”.

Integrimi në BE

Ai deklaroi se prioriteti kyresor i Shqipërisë është Integrimi në Bashkimin Europian.

"Prioritet i Shqipërisë është integrimi në BE. Ne jemi të vetëdijshëm se është angazhimi ynë për të bërë reformat për shpejtësinë në vendimin e BE. Duam të masim progresin me rezultate sikur është reforma në drejtësi. Presim që BE të hapë rrugën për negociatat, do të jetë një moment historik për ne".

Njohja e pavarësisë së Kosovës

Kreu i qeverisë bëri thirrje për njohje të Kosovës si shtet i pavarur: “Njohja e Kosovës është një kontribut i drejtpërdrejt për qytetarët e saj dhe stabilitetin e sajonit, përshirë dhe vetë Serbinë”.

“Ne besojmë se anëtarësimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtarë do t’i shërbejë stabilitetit. Shumë e kanë përdorur këtë foltore për të deklaruar se nga pavarësia e Kosovës do të lindin forca të errëta. Asgjë nga këto nuk ndodhi. Sot Ballkani perëndimor është shumë i mirë se 7 apo 10 vjet përpara. Pavarësia e Kosovës jo vetëm nuk çliroi asnjë forcë të errët, por solli stabilitet”, tha Rama.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku22/09/2017 22:57

Lideri? Li-derri duhet thënë.

Ajo22/09/2017 18:20

Cfare aktori!!! Sa keq per te ( dhe fat per ne) qe nuk ka ndjekur rrugen e aktrimit sepse do kishte permbushur dy prej ambicieve te tij themelore: se pari mbase do ishte nje artist i vertete dhe se dyti, do ushqente dhe shijonte deshiren e tij maniakale per protagonizem!

Daj Jaku22/09/2017 18:15

Lum si ne shqiptarët për kryemonist që kemi. Edhe pse ne jemi komplet t? dhjerë e pa brekë, të tejmbushur me plera e me beton, braktisur atdheun pa qenë në luftë, të pangrënë, të palarë, të paparë, të panxënë, të pa arsim, të pa shëndetsi, të padrejtësi, me kriminela në krye të institucioneve, me Gremis Ruçin në krye të tempullit të demokracisë etj.etj. por ama kryemonisti ynë i madh i jep mësime gjithë botës, e ndriçon, i tregon rrugën drejt shpëtimit, drejt parajsës në një kohë që popullin e tij e ka shtyrë drejt ferrit, atë fëmijën që thërriste JOOOOOO JOOOOOO e nxori të flinte nën yje, bashkë me qindra t? tjerë, përmend 60 miljon emigrantë që braktisin vëndet e tyre/1% e popullsisë globale, por harron që në vitet q qeverisjes së tij janë 1 miljon shqiptarë/30% e popullsisë së vendit të tij kanë braktisur Shqipërinë dhe gjysmat e atyre që kanë mbetur duan të ikin nga sytë këmbët. Thonë popujt o nëpër botë, një yll drite ka në Europë.

t22/09/2017 17:21

ti je lideri i 1/5 te gjithe shqiptareve o karabush,fatkeqesi e jona tani eshte se edhe kjo e ashtuquajtur opozite ka rene ne nivelin tend

Shto koment

Denonco