Përplasja me Jemin Gjanën, reagon Valbona Mezini: Mu sulën sepse guxova të flas

Përplasja me Jemin Gjanën, reagon Valbona Mezini: Mu sulën sepse guxova të flas

15:53, 22/09/2017
A+ Aa A-

Sekretarja për Organizatat Partnere në PD dhe njëkohësisht anëtare e Kryesisë, Valbona Mezini ka reaguar për herë të parë pas incidentit dje në mbledhjen e Kryesisë me Jemin Gjanën.

Mezini shprehet se iu turrën, pasi guxoi që të mendojë dhe të flasë atë që mendon për partinë Demokratike.

Ajo thotë se PD ndodhet në ditët më të vështirë dhe ka nevojë që të ngrihet njëherë e përgjithmonë nga disfata dhe asfiksimi i mendimit te lirë.

Statusi i Valbona Mezinit

Duke ju falenderuar per te gjitha mesazhet tuaja dhe interesin qe treguat ne kohe reale dhe me pas, per te ndare me mua momentet e veshtira ne nje nga mbledhjet me te mira te kryesise qe Partia Demokratike ka zhvilluar ndonjehere, ju shpreh mirenjohjen secilit prej jush.

Interesi juaj ishte shume I madh, per te mesuar te verteten dhe une e cmoj kete interes jo per Valbonen, por per merakun e madh qe ju deshmuat se I gjendeni prane Partise Demokratike ne keto dite te veshtira ku me shume se kurre ajo ka nevoje te ringrihet permes se vertetes, asaj te vertete qe do ti sherbeje asaj dhe strukturave per tu ndare njehere e pergjithemone nga disfata dhe asfiksimi I mendimit te lire.

Po zgjedh te flas me gjuhen e thjeshte per t’iu drejtuar qytetareve demokrate dhe jo vetem, gjithe qytetareve shqiptare qe duan nje Shqiperi ku mbizoteron mentaliteti gjitheperfshires per te bere pune te mira dhe meritokracia e jo pazari per suksesin. Nje Shqiperi ku nuk eshte turp te mendosh ndryshe, dhe qe duhet te rendesh apo vraposh per te mesuar te verteten e per ta thene ate publikisht.

Mungesa e njohjes se te vertetes dhe aq me keq fshehja qellimisht e saj kultivon totalitarizmin dhe diktaturen, per te mos thene se sjell moden e retrospektivave ku strukturat politike ishin prone e familjeve mafioze. Nese nuk je njeri prej nesh, je njeri prej tyre dhe hiqesh qafe.

Kete nuk do te doja ta lejoja me cdo cmim kudo ku me jepet mundesia te perfaqesoj interesin publik, edhe ne shtepine tone Partine Demokratike. Kam moralin te artikuloj nevojen imediate qe ka demokratizimi I mendimit ne partine time, ne partine tone.

Kete moral do ta kem derisa te kem fryme.

Ky eshte morali qe duhet te na ndaje nga gabimet tona, nga verberia dhe servilizmi per te rendur pas kryetareve qe t’iu heqim qimen nga xhaketa.

Brezi i ri ka ekzigjencen te mendoje per me mire. Ka instiktin te mendoje per me larg. Lereni rinine te mendoje dhe flase, qofte edhe gabim, ate le ta gjykoje koha. Ne pikerisht se heshtem jemi ne kete humbje, madje ngaqe heshtem vuajten 50 vjet diktaturen.

Une jam pasardhese e nje prej patrioteve te Vlores te pushkatuar pa gjyq pikerisht sepse foli dhe tha se ylli nuk eshte I flamurit kombetar.

Sot me turren se guxova te mendoj dhe flas. Historia perseritet por une nuk dua ta lejoj qe kjo te mndodhe ne partine tone.

Ringritja vjen permes besimit dhe besimi duhet mbjelle per t’ukorrur dhe kete ne PD duhet ta bejne te gjithe bashke te vjeter, e te rinj. Perndryshe ky diell nuk do te ngrohe me dhe ky vend do te jete streha e batakcinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku22/09/2017 22:37

Po arritët me guxim të çlironi PD nga nipi i enverit me klikën e tij të klyshave të komunist?ve, atëherë do fillojë ringritja e PD-së të vërtetë dhe opozita që do rrëzojë klyshat e bllokut komunist në pushtet. Mos u dorzoni, mos u tërhiqni, do ja arrini qëllimit.

Loran shehu22/09/2017 18:20

Me falni po kush esht kjo valbona se kishim degjuar no nje her ose do jet dora e hajduterve qe u ben bashk kunder bashes aman histori anonimesh

I deleguari22/09/2017 16:42

E nderuar Valbona, ke plotesisht te drejte ! Mos u tehiq,ke perkrahje absolute te demokrateve te ndershem ! Seicili ben punen e vet,pa perjashtuar as zagaret !

Iliri22/09/2017 16:10

Ta themi troc eshte apo jo Jemini nga koha e dinozaurve...

idi22/09/2017 15:59

Kjo eshte pjesa e rinise qe i duhet PD . Jo batakcinjte e tipit Emin Gjana me ata do vij ne pushtet apo eshte alternative PD. Si nuk ju ha mortja ju Bashen e Kompani.

Shto koment

Denonco