Rama jo vetëm nuk po tërhiqet nga importi i plehrave, por ka një plan më të rrezikshëm

Rama jo vetëm nuk po tërhiqet nga importi i plehrave, por ka një plan më të rrezikshëm

10:55, 22/09/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, deklarohet i bindur se projekti për importin e mbetjeve do të miratohet nga mazhoranca e Partisë Socialiste, pavarësisht nga lojërat që është duke bërë me tërheqje momentale.

Në një intervistë për “Koha Jonë” Duka jep disa fakte që tregojnë se Rama jo vetëm nuk ka ndërmend të tërhiqet nga plani për importin e plehrave nga gjithë Europa, por edhe t’i djegë ato. Kreu i PAA deklaron se në Shqipëri, po ndërtohen me shpejtësi  inceneratorë (djegës) të plehrave, më shumë sesa ka nevojë vendi.

“Ndonëse mund të përshëndes vendimin e Grupit Parlamentar të PS-së për t’u tërhequr nga ligji i importit të mbetjeve, gjykojë se çështja nuk do të mbyllet këtu. Shqipëria është shumë larg çdo trajtimi serioz të çështjes së mbetjeve.

Personalisht nuk i besojë dikujt që mbajti një qëndrim kundër mbetjeve në 2011, anuloi ligjin për importin në 2013 dhe në 2016 tentoi të rihapte dyert e Shqipërisë për plehrat. Nuk duhet të habitemi më nga kjo inkoherencë, duhet të jemi gati të protestojmë dhe të krijojmë kushtet për një debat të hapur, serioz, profesional mbi këtë temë delikate.

Dyshimet e mija kanë lindur nga fakti se mazhoranca po ndërton inceneratorë ose djegës të plehrave, të cilët përbëjnë jo vetëm rrezik për ambientin, por rrëzojnë industrinë e riciklimit. Pra nëse po ndërtojnë furrat djegëse në gjithë Shqipërinë, dhe kapaciteti i  tyre është më i lartë se mbetjet që ne prodhojmë, do të thotë se kanë bërë llogaritë që shpejt apo vonë të importojnë mbetje nga jashtë.

Për shembull, pak muaj më parë është dhënë leja për ndërtimin dhe menaxhimin e një inceneratori për djegien e mbetjeve spitalore dhe kafshëve të infektuara në Shijak. Prandaj duhet të bëhemi gati, do të na i sjellin përsëri nëse nuk reagojmë. Ne si PAA kemi protestuar me kohë kundër inceneratorëve dhe mbetjeve, dhe do ta bëjmë sërish”, deklaron në këtë intervistë Agron Duka, për çështje e nxehtë të mbetjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco