Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Debati që irritoi Jemin Gjanën dhe e shtyu t'i vërsulej anëtares së Kryesisë

Debati që irritoi Jemin Gjanën dhe e shtyu t'i vërsulej anëtares së Kryesisë

09:52, 22/09/2017
A+ Aa A-

Pas fjalës së kryetarit të PD, Lulzim Basha, dje në mbledhjen e Kryesisë, e cila u fokusua te analiza e humbjes dhe procesi i ringritjes së partisë, fjalën e ka marrë Jemin Gjana. Por gjatë kohës që ai po fliste ka ndërhyrë disa herë anëtarja e Kryesisë, Valbona Mezini, duke i ndërprerë fjalën dhe duke bërë që Gjana të humbte kontrollin.

Pasi debatoi ashpër me Mezinin, ai tentoi ta qëllonte edhe fizikisht. Ja debati midis tyre:

Valbona Mezini: Ne thirrëm demokratët në çadër dhe i mbajtëm ata njerëz për muaj me radhë kundër Ramës, pastaj e takuam, ndenjëm 5 orë në takim me të, mbyllëm çadrën dhe u thamë njerëzve që s’ka problem se kishim bërë një marrëveshje që garantonte votat në zgjedhje. Cila është karta jonë morale, o zotëri, ndaj elektoratit të djathtë, edhe ndaj shqiptarëve që PD do të duhet t’i qeverisë nesër për një shpresë dhe alternativë më të mirë? Analizën duhet ta shndërrojmë në besim dhe atë demokratët duhet ta shohin. Nuk është besim heqja e funksionarëve të lartë në parti. Duhet t’u ngjallim besim kjo është karta jonë morale. Që në të ardhmen t’u japim një kryeministër që nuk i gënjen, që nuk i tall, që nuk i vjedh. Duhet të jemi të sinqertë me demokratët.

Jemin Gjana: Kryesia duhet ndryshuar se kjo lloj kryesie është “Allahu na ruajt”. Duhet të ndryshojë.

Valbona Mezini: Kush e thotë këtë? Ti? Ti je i kooptuar, nuk je i zgjedhur në kryesi. Kryetar, duhet të reagosh dhe t’i tregosh vendin këtij, nuk duhet të lejosh të na ofendojë ne të tjerëve këtu se ne jemi të zgjedhur. Ne nuk jemi mbledhur për të ofenduar njëri­tjetrin.

Jemin Gjana: Këta, kryetar, hidhen kështu në këtë mënyrë kundra teje, sepse këta pretendonin që ti t’i bëje deputet. E vërteta është që mënyra e hartimit të listave nga Basha nuk ishte më e mira. Por e vërteta është që një pjesë nga ne që jemi këtu e dimë shumë mirë që edhe Berisha në këtë lloj forme i hartonte listat, pa u konsultuar me shumë persona. Madje, edhe Imami që kritikon e di shumë mirë këtë, sepse është larguar nga Partia Demokratike në kohën e Berishës pikërisht për shkak të pretendimeve që kishte në lidhje me demokracinë e brendshme. 

Valbona Mezini: Po, është e vërtetë që kemi pretenduar. Kush je ti që na privon ne që të kemi apo jo ambicie? Çfarë problemi ka këtu? Këto që thua ti janë mendime komuniste. Kujt i tregon ti se çfarë duhet të them dhe çfarë jo? 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sula.ismaili22/09/2017 16:27

nuk behet opozite me cimka me vete

t22/09/2017 11:35

o jemin trapi,tere jeten bythelepires ke qene,se ' liderat ',i duan gjithmone krimba si puna jote. nqs ne pd nuk do vazhdojne te jene kritike te tille si kjo zonja,aty ka per te ngelur vetem merhumi lul me dordolece

Tironci22/09/2017 11:03

Bravo Jemini. Pasi lepive bythen e Sales, tani po lepin bythen e Bashes. Te lumte. me teper nuk di te besh, por ama kete pune e ben shume mire. Je tama per KRYESI. Atje ka nevoje per njerez si ty.

Loran shehu22/09/2017 10:56

Po kte valbonen morr aman kush e ka futur ne kryesi kte anonime mor cjan ca emra si edlira bushati qe sla lek pa vjedhur ke ama edhe tani kjo anonimja

Edlira22/09/2017 10:54

Jam kunder dhunes dhe fyerjes ne cdo rast dhe kudoqofte. Per demokratet do ishte me frytdhenese te shkrihej kjo kryesi, te riorganizoheshin strukturat nga e para , duke u zgjedhur antaret direkt nga masa, dhe me pas te vazhdoheshin diskutimet per vazhdimin e rruges se PD. Me keta qe jane ende ne pozicione drejtuese ne PD, qe u jane prekur interest personale, eshte e kote te analizohet, si dhe eshte humbje kohe.

Mega22/09/2017 10:11

Respekte Valbona, ke folur sic i ka hije nje demokrati. Ky miu i ha*eve njihet nga te gjithe cfare malli eshte. Mjere PD ne duar te kujt ka rene. Nuk ka ringritje pa largimin e Bashes dhe lehesve te tij.

Shto koment

Denonco