Pritet rritje e ndjeshme e çmimeve të barnave. Lajmin e ka dhënë Petrit Vasili, kryetar i grupit të LSI, ish-ministër i Shëndetësisë. Sipas Vasilit, rritja e çmimeve do të vijë si pasojë e një koncensioni të ri të pullës së barnave që qeveria ka planifikuar ta miratojë në Kuvend.
"Me koncesionin që do të miratojë qeveria, - tha Vasili dje në rrjetet sociale, - pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë. Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë. Grabitje kjo që nuk është parë gjëkund. Kjo është taksa direkte më abuzive mbi shëndetin, që do paguajnë qytetarët."
Vasili e analizoi me detaje sesa e lartë do të jetë kjo rritje për shqiptarët dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqej nga kjo taksë e shëndetit.
JA MESAZHI I PLOTE:
Në programin e punimeve të Kuvendit është futur përsëri nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave.
Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra. Me koncesionin, që do të miratojë qeveria, pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë.
Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë. Grabitje kjo që nuk është parë gjëkund. Kjo është taksa direkte më abuzive mbi shëndetin, që do paguajnë qytetarët.
Shëndetësi falas nuk pati jo e jo, por për më zi akoma, po shtojnë dhe taksa të rënda si kjo e pullës, që i bën shqiptarët të paguajnë akoma më shumë për barnat.
Kryeministri nga ligji i dekoratave edhe tërhiqet, por kur vjen puna te ligjet, që u hanë lekët dhe i varfërojnë qytetarët dhe pasurojnë të tjerët me koncesione, ai nuk tërhiqet kurrë.
Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes të paktën këtë gjynah, që lidhet me shëndetin.
© SYRI.net
Bravo çuna! vazhdoni me analizat ju! Se Petriti dhe Tritani po bejne kerdine e derdhin lote krokodili
mire mo qe keni lexuar dhe studiuar kontraten, po syte ne b... i kishit kur votuat ne 25 qershor??? Apo hajt tani se na hoqen tepsine e o burra te bejme parimorin! Ikni ore lerini keto mashtrime, se jo me larg se sot asistova se si policia bashkiake i sekuestroi karrocen e mbledhjes se mbeturinave njerit tek kazanat e tregut elektrik.
Hajdeni pra opozitare, na tregoni qe jeni te bashkuar per interesat e qytetareve!!! Dilni protestoni! Dilni nga parlamenti dhe bojkotoni te gjitha komisionet dhe seancat parlamentare!!! Boll me show mediatik dhe qarje televizive, hidhuni ne veprime konkrete! Kjo eshte prova qe jeni vertete me popullin opozitar!
ne fakt rritet 2.88% me tvsh, pra rreth 3%. kete lloj rritjeje e kane frike te gjithe depot farmaceutike (sponsoret e partive politike), kontrabandistet dhe hajdutet e ilaçeve te spitaleve, sepse nuk do te munden te vjedhin e te perfitojne nga kaosi i deritanishem. Po keshtu ne fakt e kane frike edhe vete farmacite dhe klani i tyre sepse nuk do te mund te vjedhin me dhe te shesin ilaçe te skaduara apo pa date. Normale qe do te ngrihen me Tritan e me Petrit e me Koço Kokdhia sepse u preken interesat, jo se u ha barku per rritjen e çmimit. Se nga 100 lek do te shitet me 103 lek, dhe ky 3 lekeshi nuk do t'u mundesoje vjedhjen e deritanishme. Pooo qeveria ka detyre qe te garantoje cilesine, kjo po qe eshte e domosdoshme dhe e detyrueshme.
Do u mbyllet dera depove farmaceutike dhe kontrabandisteve dhe hajduteve te ilaçeve te spitaleve....me ne fund!!!!
une se kam me inatin me kete qeveri. une kam e ata qe e votojne. kam qef me i sha me liber shpie por keto idiotet jane aq shume sa i kemi edhe afer, fis e shoke.
Mire tja bejne ketij populli zombi, nuk ka rendesi kusheshte ne fuqi, por qe rri pa reaguar ndaj çdo abuzimi te cdo qeverie, se per opozite e pame se sa e zonja eshte