VIDEO/ Basha: Sa të jem unë nuk do të ketë fraksione në PD. Ja e vërteta e sherrit në kryesi

VIDEO/ Basha: Sa të jem unë nuk do të ketë fraksione në PD. Ja e vërteta e sherrit në kryesi

22:31, 21/09/2017
A+ Aa A-

Ka përfunduar pas rreth katër orës mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.

Kreu i PD-së, Lulëzim Basha njoftoi nisjen e një procesi analize në parti pas rezultatit në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa hodhi poshtë zërat se në mbledhje ka pasur konfrontime.

Ka pasur dialog konform etikës, tha ai. Interesimit të gazetarëve lidhur me këtë çështje, Basha iu përgjigj duke thënë se në mbledhja u shoqërua me debate dhe dialog dhe se nuk ka kundërshtarë brenda partisë:

“PD s’ka kundërshtarë brenda vetes. Kundërshtari ynë s’është një persona, por çfarë personifikon, aleanca e krimit. Ne jemi përballë tyre si aleanca e vlerave”.

"Sa kohë të jemi unë në PD nuk do të ketë fraksion në PD, tha Basha, por do të ketë hapësirë për këdo demokrat që të kontribuojë për qëllimin e përbashkët që është një qëllim kombëtar, jo thjesht qëllim i PD për të cliruar vendin nga zgjedha e krimit, nga bandat që qeverisin sot si aleate të denja të Ramës. Bashkimi i demokratëve është bërë gjithmonë rreth atyre që demorkatët nuk i kanë tradhëtuar asnjëherë dhe që nuk i tradhëtuan as në 25 qershor. Rreth vlerave si shqiptarë, si europianë si patriotë dhe rreth  qëllimit të përbashkët që ti shërbejme qytetarëve shqiptarë".

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/09/2017 10:19

PD ka marre fund!!! Me Bashen kryetar, PD eshte kthyer ne nje estrade qesharake! PD do te ringrihet vetem duke nisur me doreheqjen e Bashes, pastaj fillimi i riorganizimit me zgjedhjet e reja ne te gjitha nivelet. Po eshte e vertete, per sa kohe Basha do te jete ne krye te PD, per aq kohe edhe Rama do te jete kryeminister, per aq kohe edhe opozita do te jete ne opozite!!!

Tarasi21/09/2017 22:38

Mos e publiko administrese apo pastruese e Lulezime bashe b..... VDEKJE KOMUNIZMIT

Tarasi21/09/2017 22:36

Lule pacavure Garniture e Edvines se Kicit

Shto koment

Denonco