Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Aktekspertiza e Neshat Tozajt që futi në burg Fatos Lubonjën

Aktekspertiza e Neshat Tozajt që futi në burg Fatos Lubonjën

21:54, 21/09/2017
A+ Aa A-

Hetuesi Neshat Tozaj, në akt ekspertizën e tij kundër Fatos Lubonja i ka cilësuar shënimet si një model të përsosur të një vepre dekadente.

Kjo ekspertizë ishte një justifikim i mirë për organet e sigurimit të shtetit për të burgosur Fatos Lubonjën si njeri anti regjim dhe armiqësor.

Tek “Të Paekspozuarit”, Fatos Lubonja ka deklaruar se shënimet e tij ishin të fshehura, kishte romane, poezi dhe blloqe të fshehura si ditar.

Faksimile e plotë e ekspertizës së Neshat Tozajt për shënimet e Fatos Lubonjës:

    Pjesë të zbardhura nga aktekspertiza:

    Unë Neshat Tozaj, i ngarkuar nga Dega e Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, me vendimin e hetuesit Koço Josifi për të kryer eksperimentimin ideoartistik të shënimeve letrare që i janë gjetur të pandehurit Fatos Todi Lubonja, të cilët janë shkruar në dy blloqe.

    I gjithë subjekti i këtyre shënimeve është pa fillim, pa kulm, pa zgjidhje, pa fund, një model i përsosur vepre dekadente.

    Manifestimet popullore dhe stërvitjet ushtarake të popullit, autori e shikon si moment çmendurie, psikopati, idealizmi. Njerëzit bërtasin me stomakun bosh. Ja si thotë autori: “Kështu e ka jeta. M’u ngjir zëri duke bërtitur në parakalim.

    Në lidhje me qëndrimin e partisë ndaj fesë, autori i shënimeve letrare, mbron dhe argumenton konkretisht se Partia jonë i zhduku institucionet fetare me forcën e armëve dhe jo ashtu siç ndodhi në të vërtetë që rinia dhe masat punonjëse, të ndriçuara nga mësimet e partisë u ngritën kundër gënjeshtrave dhe hipokrizave së dogmës fetare.

    Duke u mbështetur në sa më sipër, mendoj se shënimet letrare të Fatos Lubonjës që na janë vënë në dispozicion për vlerësim ideoartistik, përmbajnë në vetvete ide armiqësore në përmbajtje dhe nëpërmjet figurave artistike, për shumë nga çështjet që trajton.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Ajo22/09/2017 18:37

    Pothuaj e kisha harruar fare se nje here e nje kohe na ishte sigurimsi i kthyer ne shkrimtar qe na mahniste me historite e bemave te Sigurimit shqiptar ne kapjen e armiqve te brendshem e te jashtem!!!!! Do isha kurioze te dija se cfare do thoshte per kete rast????? Le qe nuk kam edhe aq kuriozitet: mjafton te shohesh nje tjeter shkrimtare " te shquar" te realizmit socialist, Diana Cule, se si trimerohet dhe si ben syri ter jo me te kerkoje nje ndjese te perulur qe ndihmoi me ekspertizen e saj ne vrasjen e nje poeti.

    Shto koment

    Denonco