Basha kërcënon kritiket me përjashtim. Dilni jashtë gardhit po të..

Basha kërcënon kritiket me përjashtim. Dilni jashtë gardhit po të..

21:43, 21/09/2017
A+ Aa A-

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është karakterizuar nga tensioni dhe debatet e forta që në një moment degjeneruan në përplasje të dhunshme.

Kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana nuk është përmbajtur nga ndërhyrjet e Sekretares për Organizatat Partnere, Valbona Mezini dhe në një moment është ngritur ta godasë atë. Burimet nga mbledhja me dyer të mbyllura thanë se për të shmangur përplasjen ka ndërhyrë një nga truprojat e kryetarit Basha dhe anëtarë të tjerë të kryesisë. 

Gjana tha se nuk ka nevojë për analizë ndërsa Mezini ka kritikuar Gjanën për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në PD. Sipas Gjanës duhet krijuar një kryesi e re e Partisë Demokratike. 

Ajo që ka bërë përshtypje ishte kritika Jamarbër Malltezit, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD. Ai tha se demokratët janë të demotivuar dhe se duhej të ngrihej zëri dhe të denoncohej vjedhja e votës, por në të kundër nuk u dokumentua asgjë.

“Duhej të ngrinim zërin dhe denonconim vjedhjen e votës. Demokratet janë të demotivuar. Nuk dokumentuam asgjë”, raportohet se ka thënë Malltezi.

Raportohet se ka ndërhyrë ish-deputeti Arben Imami që është shprehur se “analizën më të saktë për humbjen e PD-së e ka bërë Sali Berisha dhe media”. 

Por kreu i PD-së Lulzim Basha në një moment ka ndërhyrë duke u shprehur se qëllimi i analizës është bashkimi. Sipas tij përplasja në PD shkon në favor të Ramës ndërsa u ka bërë një sfidë të hapur kritikëve duke u shprehur: “Kush është kundër PD-së do të dalë jashtë “gardhit” pasi s’ka punë në PD”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zaho22/09/2017 15:25

Shume mire thote Basha me gojen e tij: PD ne saje te tij eshte kthyer ne vathe, kush nuk pranon mund te dale nga vatha........... Hahahahah! " Kjo komedi na e plas dellin e gazit, n'sa prej marazit pelcasim" Migjeni

Per shkurt201422/09/2017 12:07

Ti komentues i ps.....ta fus gjate , jo shkurt. Rob...

shkurt201422/09/2017 10:15

luli eshte nji mashkull i dopte,i pa karakter per lulushin e plakushincdo gje eshte ne rregull.Demokratet e vertete duhet te largohen nga partia e plakut dhe e lulit.me lulushin kjo e quajtur pd nuke vjen kurre ne pushtet.Prandaj largimi i tije eshte i domosdoshem,ose mose beni gam gam kote.

Shqiptari me tru21/09/2017 22:24

PD ka marre fund!!! Me Bashen kryetar, PD eshte kthyer ne nje estrade qesharake! PD do te ringrihet vetem duke nisur me doreheqjen e Bashes, pastaj fillimi i riorganizimit me zgjedhjet e reja ne te gjitha nivelet.

Shto koment

Denonco