Zbulohet letra e Kadri Hazbiut për familjen Lubonja, një ditë para arrestimit

Zbulohet letra e Kadri Hazbiut për familjen Lubonja, një ditë para arrestimit

21:13, 21/09/2017
A+ Aa A-

Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u  është përgjigjur akuzave të Ismail Kadaresë nëpërmjet një dokumenti  zyrtar të kohës ku komunikojnë krerët e lartë të regjimit komunist shqiptar.

Në faksimilen e publikuar, është një shkresë që ministri i brendshëm Kadri Hazbiu ia dërgon Hysni Kapos krahut të djathtë të Enver Hoxhës. Në shkresë Kadri Hazbiu sugjeron të mos bëhet asnjë lëshim për të pandehurit Llazar, Todi dhe Fatos Lubonja. Nga ana tjetër Hysni Kapo bën një shënim në shkresë, ku porosit Kadri Hazbiun të mos bëj lëshime për armiqtë e popullit.

Lubonja rrëfeu për emisionin “Të Paekspozuarit” edhe momentin e arrestimit, i cili ndodhi fiks një ditë pasi u publikua letra e Kadri Hazbiut.

Më poshtë faksimile e dokumentit dhe shkresa e plotë:

Shoku Hysni

Po ju dërgoj këtë relacion që bën fjalë mbi konkluzionet e nxjerra nga studimi i materialeve të gjetura, të fshehura në banesën e të pandehurit Llazar Lubonja.

Jam i mendimit që ne të marrim masat e duhura, në bazë të dispozitave ligjore përkatës (për mbajtjen pa leje të armëve dhe të këtyre dorëshkrimeve me përmbajtje armiqësore), si ndaj të pandehurit Llazar Lubonja, ashtu dhe ndaj Todi Lubonjës e djalit të tij (Fatos Lubonjës).

Bashkëngjitur ju dërgoj 5 librat në gjuhën frëngjisht e italisht që i takonin Todi Lubonjës, si të pavlefshme për besimin, për të disponuar se nga kush duhen administruar.

Me respekt

Kadri Hasbiu

Tiranë, 24.7.1979

Shenim: “Kadriun e porosita te veprohet sipas ligjeve pa bere asnje leshim.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco