Gjana tenton ta godasë fizikisht/ Ja kush u be truproje e Mezinit në kryesi....

Gjana tenton ta godasë fizikisht/ Ja kush u be truproje e Mezinit në kryesi....

20:38, 21/09/2017
A+ Aa A-

Në Partinë Demokratike nuk ka qetësi që pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit. Mbledhja e Kryesisë që ka nisur sot pasdite ka degjeneruar në debate të ashpra deri në kufijtë e përplasjes fizike mes të pranishmëve. Sipas reporterëve që ndjekin mbledhjen te selia e PD-së, protagonistë të sherrit janë ish-ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Valbona Mezini.

Pas fjalës së kryetarit Lulzim Basha, i cili u fokusua te analiza e humbjes dhe nisja e procesit të ringritjes së partisë, fjalën e ka marrë Jemin Gjana. Por gjatë kohës që ai po fliste ka ndërhyrë disa herë Valbona Mezini, duke i ndërprerë fjalën. Gjana nuk ka duruar më dhe e humbi kontrollin. Fillimisht u përplas verbalisht me Mezinin dhe më pas tentoi ta qëllonte fizikisht.

Raportohet se Valbona Mezini ka akuzuar Gjanën se ka udhëhequr manipulimin e garës për kreun e PD-së për llogari të Lulzim Bashës. Sipas mediave, pas këtyre akuzave, janë nxehur gjakrat në mbledhje dhe Gjana ka tentuar ta godasë fizikisht Mezinin, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ndërhyrja në kohë e deputetëve të pranishëm në mbledhje, si dhe truprojës së Lulzim Bashës, ka evituar konfrontimin mes Gjanës dhe Mezinit. Në fokus të mbledhjes së thirrur sot ishte puna për reformimin dhe modernizimin e PD-së, proces që do të shoqërohet gjithashtu me ndryshime të rëndësishme statutore.

Por që pas publikimit të listave për deputetë, ku mbetën jashtë disa figura të rëndësishme, në PD ka nisur një përplasje e gjerë, jo thjesht në anëtarësi, por edhe në forume të ndryshme siç është Këshilli Kombëtar, Forumi Rinor apo Kryesia e partisë. Një pjesë doli në mbështetje të Bashës, ndërsa zëra të tjerë të shumtë kundërshtojnë qëndrimin e tij në krye të PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkurt201422/09/2017 10:26

ky jemini te shkoje e te theje qafen ne jemen,turp ska te fyej e te shaje nji femer,biles tenton ta dhunoje.Ti sh jemin je nere ata bolsheviket qe thon votoni ju ne i numrojme votat per ate qe duam ne.Doni te beni si te forte te justifikoni turpin e madhe qe ju ka zene me bashen ne bashkpunim me ju,shiti zgjedhjet e 25 qershorit.plaku dhe ju te bindurit e tije skeni ne vend ne pd,thyeni qafen largohuni,nji here e pergjithmone,leni te qete demokrate

D21/09/2017 22:37

Shko mor amin Jemin me dhanë mësime e shembuj me ndonjë madrase në Jemen. Si e katandisët PD në një grumbull shakllabanash t? denjë me varë veten. Trima të mëdhej me rrah femrat si dikur shtangistat Meta/Stërkaj që i vërsuleshin Jozefinës. Kur jeni kaq trima përse nuk i vërsuleni EDramës?

Shto koment

Denonco