Jamarbër Malltezi shpërthen në Kryesinë e PD, kritikon sy për sy Bashën. Zbardhet diskutimi

Jamarbër Malltezi shpërthen në Kryesinë e PD, kritikon sy për sy Bashën. Zbardhet diskutimi

20:32, 21/09/2017
A+ Aa A-

Mbledhja e Kryesisë së PD-së është karakterizuar nga tensionet që kaluan deri në momente dhune mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit.

Janë shumë të pakënaqurit nga drejtimi i partisë, një prej tyre edhe Jamarbër Malltezi. Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD ka deklaruar në mbledhje se demokratët janë të demotivuar dhe se duhej të ngrihej zëri dhe të denoncohej vjedhja e votës, por në të kundër nuk u dokumentua asgjë.

“Duhej të ngrinim zërin dhe denonconim vjedhjen e votës. Demokratet janë të demotivuar. Nuk dokumentuam asgjë”, raportohet se ka thënë Malltezi.

Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë në fillim të mbledhjes së kryesisë që pritet të zgjsë se qëllimi i analizës është pë bashkimi:

“Të ndërtojmë përgjigjen për skemën dhe infrastrukturën e blerjes së votës dhe shantazhimit. Ta identifikojmë infrastrukturën e tyre emër për emër, kudo në çdo zonë”.

Pak ditë më parë, kundërshtari tjetër i kreut të PD-së, ish-deputeti Astrit Patozi kërkoi që Basha të njohë një grupim të ri brenda partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kuksiani22/09/2017 22:21

Ky Malltezi ka te drejte qe cirret, jane ka pre vaden , tash i duhet me hanger ata qe ka vjedhe me mikun ,Berishen!...

krasasi tp22/09/2017 15:29

Mire beni qe i referoheni z.Bejtja por per reference nuk ka vlere artikulli i djeshem te syri.net por batuta per gjyqin ku nje burre do ndante gruan se e kish kapur ne flagrance me nji jaran.Gjyqtari i kerkonte prova,prova dhe prova.I shkreti cfare prova te jepte, ishin kohe te tjera kur celularit dhe kamerave nuk jua kishte degjuar as emrin."Provat qe kerkoni z.gjyqetar, jane brenda" dhe u drejtua nga gruaja.Provat, qe ky zoterija e ka cuar PD ne humbje, jane jashte dhe brenda. Provat qe ky zoterija e ka percare PD ne menyren me te keqe te mundeshme, jane jashte dhe brenda. Provat qe ky zoterija preferon nje PD te vogel dhe jo nje te djathte gjitheperfshirese dhe alternative serioze per zhvillim dhe integrim, jane uleritese.Provat qe ky zoterija eshte nje marionet ne duart e te majtes rilindiste dhe oligarkike ja bejne my.Propozimet per reformen zgjedhore te ketij zoterise jane edhe nje prove shtese se si ky zbaton fiks fare rekomandimet e z.Rama bruto.Shpresa se pushtetin PD sa nje kasolle, do ja falin nderkombetaret per sevap si shperblim cunit te mire, po kjo duhet provuar dhe shpresuar.Nese qytetaret do presin hair nga nje marreveshje okulte rama-Basha dhe klanet qe perfaqesojne kjo ngelet per te pare.Pranimi i fraksioneve ne PD do conte ne nje PD gjithe perfshirese edhe me shoket e shoqet e Lulit dhe te Rames brenda.

Shto koment

Denonco