Ditën e djeshme, Blendi Fevziu ja kishte kushtuar emisionin e tij të radhës, “Opinion”, çështjes së prishjes së banesave të një grupi të madh banorësh në Shkozës, duke ftuar një përfaqësi të tyre.
Nga gjithë dëshmitë që u dëgjuan mbrëmë, dilte se ata po trajtoheshin “si të njerkës”, pasi ndryshe siç është vepruar me raste të ngjashme ndaj tyre po përdoret një tjetër standard. Banorët pranojnë se nuk janë legalizuar pavarësisht se gjenden prej dekadash aty, se janë dakord për ndërtimin e unazës, por u shfaqën shumë të revoltuar për mënyrën se si po i trajton qeveria në këtë proces të dhimbshëm për familjet e tyre.
Gjëja më e rëndë që u konstatua dhe lemerisi drejtuesin e emisionit ishte fakti që ata nuk posedojnë asnjë njoftim zyrtar nga IKMT për prishjen e objekteve dhe janë vënë përpara faktit të kryer nëpërmjet brutalitetit të policisë. Këtë e pranoi edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit i cili deklaroi se institucioni i tij kishte nisur kryesisht një proces penal për këtë shkelje të rëndë të ligjit dhe se nuk kanë denjuar as tu vënë në dispozicion dokumentacionin e këtij aksioni në Shkozë.
Fevziu i bëri thirrje live përfaqësuesve të IKMT-s që të prononcoheshin, por për dy orë rresht nuk ndërhyri njeri (as sot gjatë gjithë ditës, nuk ka përgënjeshtrim), duke e pranuara me këtë heshtje veprimin flagrant, antiligjor. Skandali u thellua më tej kur u dëgjuan dëshmi se inspektorët e INUK, edhe më pas u kanë shkuar banorëve dhe u kanë kërkuar që të firmosin një procesverbal sikur ata e kanë kërkuar vetë dhe kanë qenë dakord me prishjen e shtëpive të tyre, përkundrazi (janë kërcënuar) do të gjobiten deri në 5 milion lekë të vjetra!
Fadromat e IKMT po vazhdojnë prej disa ditësh shembjen e shtëpive 160 familjeve që strehojnë rreth 1000 banorë të cilët të dëshpëruar vazhdojnë të protestojnë, jo kundër projektit për zgjerimin e Lanës, por përgjegjësinë e qeverisë për fatin e tyre të mëtejshëm.
Siç e thamë në hyrje të shkrimit shumica e banorëve ishin të revoltuar dhe të dëshpëruar sepse nuk kuptonin dot pse gjithë kjo urrejtje e shtetit ndaj tyre në mënyrën e trajtimit duke bërë krahasim edhe me zona të tjera në Tiranë e gjithë Shqipërinë. Më e pakta që kërkojnë është dëmshpërblimi I objekteve ku kanë investuar që në fillim të viteve 90-të, siç ndodhi edhe me zgjatimin e bulevardit qendror në kryeqytet apo me shtëpitë që kapi “rilindja urbane” e Ramës në Himarë.
Madje për këtë rast të fundit duket se Rama nuk po shfaqet më si cub dhe i trimëruar, pas disa tundjesh gishti të forta paralajmëruese që i kanë ardhur nga instancat më të larta të Athinës zyrtare, por edhe nga Brukseli.
Rama duket se është tërhequr nga shembja e 19 shtëpive në Himarë, të cilët edhe nëse prishen duket se i kanë bërë gati një faturë të kripur, (ata banorë, IKMT të paktën i kishte njoftuar zyrtarisht 5 ditë para aksionit që u zbyth), por nuk mund të rrinte dot pa bërë cubin me “ditëzinjtë” e Shkozës, që kujtonin deri katër ditë më parë se kishin “mik” më të fuqishëm se himariotët; vetë Edi Ramën, deputetët e tij dhe Erion Velinë që përpara 25 Qershorit i kishin vënë në gjumë mbi dafina sa tu merrnin votën, siç edhe ndodhi.
SYRI.net
© SYRI.net
Nuk eshte problemi se ke votojne, sepse e dine shume mire ke votojne. Por deri sa pranojne qe te shesin voten atehere duhet te mendojne edhe pasojat. Per 100 euro humben shtepite pa asnje lloj demshperblimi. Bile humben dhe investimin e milionave per legalizim, nga rrumpalla qe quhet shtet ne Shqiperi. Dhe ky nuk eshte vetem faji i Edi Rames por edhe i paraardhesve te tij. Te gjithe derrat nje turi kane, dhe politika Shqiptare eshte mbushur me derra.
Kam edhe nje sugjerim per opoziten nese duan qe te behen konstruktive. Kur shkojne ne Shkoze ( dhe mire bejne!) perpos qe tu gjenden prane dhe te perpiqen ti ndihmojne ato familje te lena ne meshire te fatit, do te bejne mire t'ua kujtojne atyre njerezve qe e leshojne voten e tyre pa u menduar, apo thjesht per inerci se me cfare pasojash do perballen nga zgjedhja e tyre. Sot as opozita nuk i ndihmon dot keta njerez sepse po ata iu dhuruan Rames jo vetem timonin por dhe tepsine, garuzhden si edhe makinen larese te eneve te perdorura( pra shumicen parlamentare qe do ligjeroje cfaredo ligji qe i do zemra dhe oreksi Skenderbeut te rimisheruar.) Pra opozitare mos ngurroni te thoni haptas ca te verteta te hidhura, mos u perpiqni si gjithmone te dukeni si shume te hidheruar ( kur ne fakt keni arsye te jeni te pezmatuar ) se nuk keni gje ne dore duke genjyer kete popull qe me se shumti nuk di te beje zgjedhjen e duhur. Mbase po vepruat ne kete menyre, ky do jete nje hap i mbare drejt edukimit te masave per te bere zgjedhjet e duhura ne te ardhmen.
Rama i dha hakun Shkozes!!!! Keshtu ndodh kur i jep voten te te qeverise per here te dyte nje mafiozi qe e tregoi hapur se cfare beri gjate qeverisjes se pare. Pse duhet te fajesojme vetem Ramen???? Po ky popull ( fjala popull keqperdorohet shume, a thua eshte nje nocion amorf dhe jo shumesi njerezish) qe minimalisht duhet te kene nje ndergjegje, gjykim normal dhe vigjilence per te mos lejuar te qeveriset nga nje klase politike jo e afte, lere pastaj nga nje klike mafioze e provuar katerciperisht. Pra ky populli i vuajtur a nuk paska faj fare qe nuk di, apo me keq, nuk do te mbroje vetveten??? Ia jep voten Rames me deshire, dhe pastaj shkon e i qaravitet Donald Luse ti shpetoje?????? Himariotet, qe jane ne te drejten e tyre, te pakten kane shtetin grek qe i mbron prej hajdutit Rama dhe ben shume mire!