Vasili - Ramës: Tërhiqu nga taksa e shëndetit, kurseja vetes këtë gjynah

Vasili - Ramës: Tërhiqu nga taksa e shëndetit, kurseja vetes këtë gjynah

14:02, 21/09/2017
A+ Aa A-

Petrit Vasili, kreu i Grupit parlamentar të LSI dhe ish-ministër i Shëndetësisë, i ka bërë një apel Kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga taksa e shëndetit sepse sipas tij, ajo do të jetë taksa më abuzive mbi shqiptarët. 

"Në programin e punimeve të Kuvendit është futur përsëri nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave, -  shkruan Vasili sot duke argumentuar. - Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra. Me koncesionin, që do të miratojë qeveria, pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë.

Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë. Grabitje kjo që nuk është parë gjëkund. Kjo është taksa direkte më abuzive mbi shëndetin, që do paguajnë qytetarët.

Shëndetësi falas nuk pati jo e jo, por për më zi akoma, po shtojnë dhe taksa të rënda si kjo e pullës, që i bën shqiptarët të paguajnë akoma më shumë për barnat.

Kryeministri nga ligji i dekoratave edhe tërhiqet, por kur vjen puna te ligjet, që u hanë lekët dhe i varfërojnë qytetarët dhe pasurojnë të tjerët me koncesione, ai nuk tërhiqet kurrë. Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes të paktën këtë gjynah, që lidhet me shëndetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mironi 21/09/2017 22:44

Vasili tai ben si burre i mire se mendon se nuk e dine njerezit qe ky hajdut i ka vjedhur te gjitha leket e cdo ternderi ne ministrine e shendetesise kur ishte minister dhe ka bere pakt me keta dobicet e depove farmaceutike qe te jene gjithmone ata qe bejne leke dhe te vuaj populli

Petriti 21/09/2017 22:38

Keta te gjith jane te perllyer deri ne gryke se kane te gjithe konflkte interesi sepse jane te gjithe te lidhur me kompanite faramceutike

Andoni21/09/2017 22:30

Ajo qe thote Petrit Vasili edhe mund te qendronte po te mos ishte korrupsioni galopant qe ka bere kur ky ishte minister dhe del na ben si burre i mire tani dhe kujton se populli ha bare e do rri te degjoje kete trimin si llomotit kur dihet qe keta te LSI kane detyrime me kate grosistet e medhenj te ilaceve qe duan tja shesin popullit shume shtrenjte e vete ti blejne nga 5 me hic.

Poluks21/09/2017 22:27

Keta te LSI kane bere pakt me kompanite faramceutike se e kane patur per shume vite ate ministri ne doren e tyre dhe keta te funit i kane zponzorizuar ne fushata, dreka, darka e vende pune

Loni 21/09/2017 21:22

Kjo puna e pullave u be si puna e tollonave. Tani el Vasili flet per kete pune se kur ishte vete minister i ndante leket me kompanite farmaceutike.

Kico 21/09/2017 21:18

Moren sa moren dhe vodhen me gjithe kompanite farmaceutike bashke me Pd dhe tani duan te bllokojne taksat

Zani21/09/2017 16:17

Nuk ka faj Vasili e as Tavo... u iku tepsia dhe yxhym e tek mesazhet populiste... Partia e Alibabait

Shto koment

Denonco