Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Zbulohen detaje, ja 3 pikat që do të diskutojë kryesia e PD-së mbrëmjen e sotme

Zbulohen detaje, ja 3 pikat që do të diskutojë kryesia e PD-së mbrëmjen e sotme

12:03, 21/09/2017
A+ Aa A-

Partia Demokratike nën drejtimin kreut Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë mbrëmjen e sotme për herë të parë pas zgjedhjeve në parti.

Burime nga selia blu thanë për SYRI.net se në këtë mbledhje tre janë pikat kryesore që do të diskutohen.

Pika e parë dhe më e rëndësishmja janë ndryshimet statutore që janë propozuar. Këtë pikë kërkojnë dhe mbështesin më shumë edhe kundërshtarët e kreut të PD-së. Këta kërkojnë ndryshime me qëllim që kryetari të mos ketë fuqi të gjithanshme, por të kufizohet.

Pika e dytë që është në diskutim ka të bëjë me modernizim dhe strukturim e partisë. Mësohet se do të propozohen ndryshime në drejtimin e strukturave të Partisë Demokratike. Pas zgjedhjeve të brendshme për kryetar do të shikohet nëse Lulzim Basha do të afrojë në parti grupin e kundërshtarëve.

Pika e tretë që do të diskutohet është rritja e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje brenda PD-së. /SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tirana21/09/2017 14:58

Boje si Ed Rama o Lul , mos pyet per njeri . Edhe doktori keshtu e boni o Lul .

Shqiptari21/09/2017 14:38

Ja analiza e PD-se: Basha i shiti zgjedhjet tek Rama! Basha e privatizoi PD-ne! Basha, paturpesisht, i vodhi zgjedhjet per kryetar!!! Basha nuk me as moral dhe asnje te drejte qe te drejtoje PD-ne!!! Doktori e di mire kete, e ka kuptuar, e ka deklaruar dhe e ndjen thelle zhgenjimin ndaj beniaminit te tij te papjekur dhe te pabese, prandaj duhet te ushtroje fuqishem autoritetin e tij per riorganizimin e PD-se mbi baza demokratike. Kjo eshte analiza. Kaq! Te tjerat jane llogje Kavaje!!!! Kur nje pakt politik me interes publik brenda vendit behet i fshehte, naten dhe pa pranine e medias, atehere ai nuk mund te quhet pakt por pazar i ndyre!!! Basha i zhgenjeu dhe i dhjeu brenda 3 oresh edhe cadren, edhe kauzen per te cilen u ngrit, edhe zgjedhjet e lira dhe te ndershme, edhe PD-ne, edhe demokratet, edhe opoziten!!! Ai paturpesisht u fut ne krevatin e ngrote te Rames, te krimit, te droges dhe korrupsionit duke injoruar paturpesisht te gjithe demokratet e ndershem! Prandaj PD-ja nuk vjen kurre me ne pushtet per sa kohe eshte Basha ne krye te PD-se. Kete e di mire edhe doktori!!! Dy gabime fatale jane bere ne Shqiperi: Fatos Nano qe solli Ramen nga gjirizet e Parisit dhe Sali Berisha qe solli Bashen nga kopshtet me tulipane te Hollandes!!!! Rama shkaterroi Shqiperine dhe Basha shkaterroi partine!!!!! Basha IK! Basha LARGOHU! Te ribehen urgjentisht zgjedhjet ne PD duke filluar nga baza!!! Te filloje urgjent procesi i ringritjes se PD, te filloje urgjentisht procesi i demokratizimit te PD-se. Procesi te perfundoje ne Mars 2018 me zgjedhjen e kryetarit te PD-se!

Medegjo21/09/2017 13:27

Lulzim, mos e afro grupin e armiqve sepse ata nuk i ke me kundershtare POR armiq sado qe te sugjeron Berisha per ti ofruar! Nuk ke lindur as kryetar as kryeminister, me mire i forte dhe me dinjitet, sepse nese do Zoti nuk e ndal asigjo qe te behesh kryeminister edhe pa keta monstra!

Shto koment

Denonco