Mogherini dhe Hahn iu kujtojnë 6 kryeministrave të Ballkanit se 'i mbështesin për në BE'

Mogherini dhe Hahn iu kujtojnë 6 kryeministrave të Ballkanit se 'i mbështesin për në BE'

10:34, 21/09/2017
A+ Aa A-

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe Komisionari për Zgjerim i bllokut, Johannes Hahn, takuan udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Rionfirmuam mbështetjen e qartë të BE-së për perspektivën e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, ashtu siç është thënë së voni edhe në nivel të Këshillit Evropian, edhe nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor”.

“Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Evropian po rrit mbështetjen ndaj të gjithë partnerëve, drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë”, thanë përmes një deklarate të përbashkët Mogherini dhe Hahn.

“Jemi të kënaqur që presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryesuesi i Presidencës së Bosnjës, Dragan Çoviç, kryeministri i Serbisë, Edi Rama, dhe kryeministri i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për realizimin e reformave, sidomos në drejtësi, sundim të ligjit dhe të drejta themelore, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, thanë Mogherini dhe Hahn./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco