PD nis analizën e brendshme të humbjes. Në mbrëmje nis dhe procesi i organizimin të partisë

PD nis analizën e brendshme të humbjes. Në mbrëmje nis dhe procesi i organizimin të partisë

10:35, 21/09/2017
A+ Aa A-

Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite kryesinë e saj. Mbledhja do të bëhet në orën 18:00. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së kryesisë do të bëhet analiza dhe organizimi i partisë.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri një takim me aleatët. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se ai ka nisur konsultimet për reformën zgjedhore.

“Konsultimet do të vazhdojnë me aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë. Teksa konsultime pritet të ketë edhe me çdo forcë politike dhe faktor shoqërorë pro zgjedhjeve të lira”, - sqarohet në njoftimin e PD.

Reforma zgjedhore, sipas PD-së duhet të realizohet për të ndalur manipulimin dhe shitblerjen e votës. Ajo duhet të përfshijë kërkesat e artikuluara edhe më herët nga Basha, votimin e numërimin elektronik dhe votën e emigrantëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Luli21/09/2017 13:40

Jashte tradhetoret! Mos u terhiq!

Shto koment

Denonco