Përplasja në Elbasan/ Sulmoi policinë me makinë, i drejtohet Bashës si intelektual

Përplasja në Elbasan/ Sulmoi policinë me makinë, i drejtohet Bashës si intelektual

18:36, 20/09/2017
A+ Aa A-

Pronari i mjetit i cili përplasi mbrëmjen e djeshme makinën e policisë në Elbasan, Petrit Çela, një biznesmen i njohur në këtë qytet, i cili njihet dhe si mik i ngushtë i kryebashkiakut Qazim Sejdini, i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim basha që të mos politizojë ngjarjen.

Përmes një reagimi, Çela, i quan spekulime denoncimet e bëra nga “qytetari dixhital”, ndërsa i kërkon Bashës, të mos politizojë ngjarjen.

Reagimi i Plotë:

Se pari, sa i përket incidenteve me makina e me shefa policie, unë jam në pritje të reagimit të organeve te drejtësisë. Prezumimi I pafajësisë derisa të provohet e kundërta është një parim i njohur publikisht. Pra jini të durueshëm dhe prisni fjalën e fundit të organeve kompetente.

Në këtë deklaratë do të doja t’i drejtohesha publikisht Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës, pasi të gjithë tashmë e dine se I ashtuquajturi “qytetar digjital” nuk është asgjë tjetër veçse një sajesë e ulët politike, me parimin “shpif, shpif se diçka do të mbetet”.

Unë jam pronar i një biznesi privat që në Elbasan njihet si “tregu agro-ushqimor”, një prej investimeve që kanë sjellë vetëm të mira në qytetin tim, kanë sjellë më shumë organizim të shpërndarjes së produkteve bujqësore dhe ushqimore, e kanë bërë qytetin më të pastër, dhe komunitetin më të kënaqur. Përveç këtyre, që unë jam një taksapagues i regullt i shtetit tim dhe në respekt të ligjeve, unë kam arkëtuar në shtet mbi pesë miliard lekë, në një biznes që funksionon prej 25 vjetësh pa ndërprerje dhe po me te njëjtin emër. Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie politike. Dhe një gjë të tillë, z. Basha dhe z. Berisha, më mirë se kushdo e dinë deputet e partisë suaj në zonë. Pra, mjaft më me spekullime, lëreni drejtësinë të veprojë dhe lëreni publikun të gjykojë.

I kërkoj publikisht kryetarit të Partisë Demokratike Lulëzim Basha të mos spekulojë dhe të mos gënjejë lidhur me investimet dhe me mbështetësit e hapur të investimeve që nuk janë tjetër veçse kontribute për ta bërë më të mirë jetën e komunitetit të trevës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

SULEJMAN SULA21/09/2017 22:12

Lidhur me diskutimet dhe debatet ne kryesine e PD-se.Si nje nder themeluesit e saj Shkoder (perkatesisht Malesi e Madhe),i angazhuar ne levizjen antiregjim qe ne vitin 1990,mendoj se,per te qene te ndershem me veten dhe me te tjeret, PD duhet t'i pervishet nje analize te gjere e te thelle pergjate gjithe historise se ekzistences se saj...Nuk mendoj se duhet te shkeputim segmente,qofte edhe si ky i fundit qe lidhet me Lulzim Bashen.Ne kete perspektive eshte e pandershme,e pasinqerte dhe egoiste.Me probleme te organizimit e te perfaqesimit PD eshte ndeshur gjithmone.Ka patur diskutime e debate te ashpra,por te pastrukturuara,per arsyen se ne shumicen e rasteve jane gjendur rrugedalje anesore, pa zgjidhur thelbin e gjerave,organizimin dhe perfaqesimin.Kjo eshte arsyeja perse PD nga viti ne vit,nga zgjedhjet ne zgjedhje ka ardhur ne rrudhje.Per pasoje,edhe zgjedhjet e fundit,duke lene menjane per nje moment manipulimin,jane rrjedhoje e semundjes se trashiguar.Ata qe sot ngrihen rreptas kunder Bashes duket se kane fshire nga kujtesa kete histori ,pjese dhe protagoniste te se ciles kane qene edhe vete,madje ne shume raste tejet aktive.Ne shume raste kane demtuar rende jo thjesht imazhin por thelbin e permbajtjes se kesaj partie,produktin e saj,qeverisjen.Ne shume raste ne ne Shkoder e me gjere kemi kerkuar te behen analiza te punes se ekzekutivit. Kerkesat zakonisht nuk merreshin parasysh,sepse ata qe drejtonin nuk e shihnin te arsyeshme,mjaftonte qe te mbeteshin ne pozicionet qe kishin zene.Natyrisht ishin pozicione me leverdi.Tani ka ardhur koha qe PD te beje nje shtrim te gjere te problematikes qe e ka shoqeruar me qellim qe secili te marre ate qe i takon,por duke mos u nisur nga pretendime personale...Keta duhet te largohen vete nga kjo parti,per arsyen se ne,ata qe e nisen dhe e themeluan nuk paten parasysh se do te shfrytezohej per pushtet e perfitime te pandershme e te paligjshme nga " te vjeter" e "parvenu".Tani te gjithe duhet t'i nenshtrohen dekriminalizimit jo thjesht ligjor,por edhe moral.Partia Demokratike duhet te nise procesin e nje dekriminalizimi te pergjithshem te shoqerise,po qe me pare kalon neper radhet e saj.Jane te shumte drejtues e pretendues qe e kane mbushur kupen.Keta duhet ta lene te lire Partine e Demokrateve te Vertete.

t20/09/2017 20:33

Or trap qenke me shume se trap Berisha tani vetem per nje gje ka vlere,qe denoncon cdo abuzim qe i dergojne qytetaret anonim pa mbajtur pergjegjesi per vertetesine e tyre.nje shtetari te pergjegjshem, nuk do ti bente asnje lloj demi verifikimi i sms te qytetarit dixhital,qe ne shumicen e rasteve kane qene te verteta

Shto koment

Denonco