Kush është 'Don Agaçi'? Mesazhi i zyrtares së Ramës

Kush është 'Don Agaçi'? Mesazhi i zyrtares së Ramës

14:08, 20/09/2017
A+ Aa A-

"Doktor, harxhoni kohën kot duke u marrë me Ramën se ai është një kukull që e kalon ditën në Facebook. Kryeministri i vërtetë i vendit dhe simboli i së keqes që ka pushtuar shtetin është vetëm një person: Don Agaçi".

Kështu thuhet në mesazhin më të fundit denoncues të publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Fb. "Zyrtarja e Kryeministrisë denoncon supermafiozin Don Agaçi si "de fakto" kryeministri i Noriegës! Lexoni me vëmendje mesazhin e saj", shkruan Berisha.

"Përshëndetje Doktor!

Une qe po te shkruaj nje nje punonjes i Kryeministrise qe zgjedh anonimatin per arsye qe besoj i mirekupton.

Edhe pse nuk jam simpatizant i PD, jeni i vetmi se sot qe mund te goxoni te thoni te verteten, pasi mediat jane te kapura e kane marre fund.

Esht e turpshme qe i gjithe shteti te drejtohet De Facto nga i person Sekretari i Pergjithshem Engjell Agaci.

Ky esht kryeministri real i vendit qe drejton Ekonomine dhe administraten, madje ka uzurpu e gyqsorin kurse Rama del ne TV e FB e se ka haberin se cfare ndodh e si njef as per emer e fytyre pjesen me madhe te drejtuesve te institucione.

Ti marrim me radhe Doktor;

Kryetaren e KKP Evisin,ku ndahen milionat e tenderave e drejton me sms Engjelli dhe e fillon dhe mbyll dite ne paradhoma e tij,

Av Shtetit Alma Hicka, gruaja e ortakut te Maks Haxhise esht pengu i Agacit,

Drejtorin e APP, Fondi i Rajoneve qe ndaj leket e bashkive apo cdo vend tjeter qe ka lidhje me tendera dhe buxhet drejtohet nga Agaci me dore te hekurt duke i katandisur drejtuesit e shtetit ne zara pa vlere qe e kane per nder me taku Agacin se zakonisht i marrin urdherat nga sekretaret 23 vjecare te paradhomes.

Edhe ministrat i kontrollon dhe komandon nepermjet bandes se Sekretareve te pergjithshem me ne krye Plarent Ndrecen e famshem ku akti i fundit esht me i turpshmi.

Mbasi kane vjedhur e jane me ceshtje penale te gjithe tani me urdher Agacit po qarkullohen duke i nderuar ministrite ne shkeljet me te hapura te ligjit te Nenpunesve Civil te larte.

Doktor harxhoni kohen kot duke u marr me Ramen se ai esht nje kukull qe e kalon diten ne facebook. Kryministri i vertete i vendit dhe simboli i se keqes qe ka pushtuar shtetin esht vetem nje person Don Agaci qe e ka filluar karrieren si sekser i te burgosurve ne Itali dhe qe sot e mban peng Ramen dhe gjith shtetin mjeran te rilindjes

Po te shkruaj edhe njehere per emerimin politik te Sekretareve te pergjithshem.

Olti Muzaka shkon me minisitria e drejtesise, eshte asistenti i Engjell Agacit ka ka gjithsej 2-3 vite ekperience pune, mendo nje ministre pa eksperience qe deri para nje viti ishte asistentja e Vasilika Hysit i dergohet me detyrim percaktim nje djal 25 vjecar qe sekretar i pergjithshem!

Dritan Palnikaj qe shkon te Ministrin e Brendshme po ashtu ishte asistent i Agacit deri para 1 viti dhe ska drejtuar qofte edhe nje sektor ne administrate e shkona atje, levizje e koordinuar e Binomit Agaci-Xhafa

Levizje e 3 qe i ve kapakun ketij plani mafioz, Alba Thoma Celibashi, kunata e Ilirjan celibashit, mikut te afert te dyshes Xhafa -Agaci shkon ke Ministria e Mbrojtjes.

Kjo zonje me pak vite pune eksperience i ka bere nje sherbim te madh Agacit dhe te tjeteve qe organizuar 3 koncensionet te perbindshme te inceneratoreve ne Elbasan Fier dhe Tirane.

Shifni Kontratat dhe do kuptoni pse Alba Thomo dergohet te dubloje nje tjetre Ministre kukull si Olta xhacka!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/09/2017 14:36

Lum shteti i katandisur një bandë korbash të pangopur me kërma.

TanShkreli20/09/2017 14:35

Absolutisht e vertete sa me siper. Agaci eshte bashkepuntor i hershem i Fatmir Xhafes, i ka asistuar disa here ne shpetimin e te vllait nga burgu ne Itali. Gruaja e Agacit tani eshte drejtoreshe e rendesishme e Credins. Keshtu te gjitha institucionet publike i kalojne financat nga Credins.(ne prag falimenti) me urdher te Agacit. (Urojme mos falimentoje sic po flitet ne rrethet bankare.) Rama e ka hallin te lere pa pune arkitektet - dhe skupton dhe sja merr mendja (besoj) se ne cfare kurthi "te shterur' eshte futur. Per tenderat !? e kush nuk e di qe Keri i prokurimeve raportonte per cdo gje tek Agaci. Gjithmone fitonte oferta me e larte-oferta e Agacit.

Shto koment

Denonco