Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Mesazh lirie nga Sllovenia: ambasadorët takohen në Muzeun e Luftës I Botërore

Mesazh lirie nga Sllovenia: ambasadorët takohen në Muzeun e Luftës I Botërore

13:16, 20/09/2017
A+ Aa A-

Me ftesë të ambasadorit të Gjermanisë në Slloveni, në datën 19 shtator, ambasadorët e Hollandës, Hungarisë, Austrisë, Shqipërisë, Francës, Kroacisë, Gjeorgjisë, Italisë, Turqisë, Rumanisë, Kosovës, dhe SHBA-ve ishin pjesëmarrës në projektin "Rruga e Paqes" në Kobarid dhe Sabotin.

Ata vizituan Muzeun e Luftës së Parë Botërore në Kobarid, bashkëbiseduan me kryetarët e bashkive të Kobarid, Tolmin dhe Bovec, si dhe vizituan parkun e paqes në Sabotin.

Fronti i Foça-s përfaqëson një nga frontet më të rëndësishëm gjatë Luftës së Parë Botërore, me ballafaqime ushtarake të tmershme dhe me viktima të panumërta. Pavarësisht kombësisë të viktimave të palëve ndërluftuese, ato zhvillime dhe ngjarje, janë bërë pjesë e projektit të rrugës së paqes, që promovon paqen dhe lirinë. Marshimi në rrugën e paqes është jo vetëm respekt për viktimat, por edhe mesazh për të sotmen e të ardhmen në paqe dhe liri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco