Vasili zbulon ç'po fsheh qeveria për ligjin e plehrave: Nuk është papërgjegjshmëri, po qëndrim politik për ta mbyllur

Vasili zbulon ç'po fsheh qeveria për ligjin e plehrave: Nuk është papërgjegjshmëri, po qëndrim politik për ta mbyllur

12:42, 20/09/2017
A+ Aa A-

Kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili, ka deklaruar sot se mbajtja pezull e dekretit të ish-Presidentit Nishani që kthen mbrapsht, ligjin e plehrave në Kuvend, "nuk është papërgjegjshmëri, por ka një qëndrim të struktuar politik për ta mbyllur këtë çështje".

Petrit Vasili, i pyetur nga mediat sot gjatë një konference shtypi pse LSI nuk është aq konkrete në një qëndrim lidhur me ligjin e importit të mbetjeve, aq më tepër kur sot ka pasur diskutime në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ai tha:

"Kam një korrigjim shumë miqësor: Sot nuk ka pasur diskutim në  komisionin e veprimtarive prodhuese për çështjen e ligjit të mbetjeve. Ky komision është në një pozicion shumë të vështirë por edhe të shëmtuar, përpara se të bëj muhabete të lira për çështjen ka aty një detyrim ligjor që të shqyrtoj këtë nismë dhe të bëjë të gjithë debatet që do  dhe në kuadër të këtij shqyrtimi të dekretit të Presidentit do të ketë dhe qëndrimin përkatës të LSI, të unifikuar, të qartë dhe politikisht, muhabetet e lira janë muhabete të lira dhe unë këto muhabete të tjera nuk komentoj, ka vetëm një koment, shqetësimi madhor sesi ka mundësi që një thyerje dhe dhunim të padëgjuar të procedurave të parlamentit rri një vit dhe ka kurajo të mbahet një dekret presidenti dhe të mos shprehet, kjo është çështja! 

Në rast se do kishte dëshirën e mirë, fare mirë komisioni mund të merrte, të vinte në tavolinë dekreti  i Presidentit, të bënte shqyrtimin dhe kishte detyrim të prodhonte raportin  përkatës i cili duhet  t’i shkoj seancës për votim, po pres sikurse dhe bashkë të tjerët edhe juve besoj  prisni se jeni pjesë aktive e opinionit publik që kjo të ndodhi, kjo s’ka ndodhur dhe kjo duhet t’u shqetësoj të gjithëve, shumë më tepër sesi dhunohet, si mbyllet si mbytet një çështje e tillë duke pasur dhe detyrime kaq të forta ligjore, mendoni më të tjerat, kështu që çështja fillon dhe mbaron këtu, seriozitet ligjor, seriozitet dhe përgjegjësi për diskutim.

Neni 86/1 i rregullores kërkon që me ardhjen e dekretit të presidentit, kryetari i Kuvendit t’ja kalojë komisionit përkatës, kjo çështje është mbyllur brenda 24 orëve dhe që nga ajo ditë deri më sot, në bazë të nenit 86 pika 2, teleshikuesit lodhen a nuk lodhen me këto por unë do t'i citoj rregulloret sepse dua të jem në rregull me të gjithë ligjet dhe procedurat që rregullojnë Kuvendin, është detyrë taksative dhe atribut  i patjetërsueshëm  i komisionit përkatës, që ta marr në shqyrtim dhe të prodhoj raportin përkatës, pra përgjegjësi është e drejtpërdrejt individuale direkte e komisionit dhe e kryetarit të tij që nuk e ka kryer dhe ka mbytur një nisme të tillë për qëllime të pastra politike dhe interesash të tjera të cilat koha, muajt dhe vitet që do vijnë do na mundësojnë dhe të hedhim dritë më shumë për këtë çështje."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco