Granti gjerman për Qytetin Studenti/ Bashkim Fino akuzon qeverinë Rama

Granti gjerman për Qytetin Studenti/ Bashkim Fino akuzon qeverinë Rama

11:53, 20/09/2017
A+ Aa A-

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka diskutuar sot projektligjin për grantin shtesë prej 2.03 milionë euro të akorduar nga qeveria gjermane. Ky fond do të shërbejë për fazën e dytë të rinovimit të godinave të konvikteve në Qytetin Studenti, sipas parimit të eficencës së energjisë.

Shuma prej 2.03 milionë eurosh do t’i shtohet grantit të parë të akorduar në vitin 2016, me vlerë prej 4.5 milionë eurosh.

Megjithatë, ndonëse një procedurë standarde në parim, ka nxitur debate brenda këtij komisioni, siç raporton gazetarja e Televizionit SCAN, Nertila Doko.

“Parlamenti nuk e ka ratifikuar ende grantin e parë. Pse duhet të diskutohet i dyti?”, është shprehur deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi.

Ndërsa deputeti socialist Bashkim Fino ka ngritur shqetësimin mbi këtë procedurë. Sipas tij përgjegjësinë duhet ta mbajë qeveria dhe jo ky komision, pasi në të duhen diskutuar vetëm huadhëniet.

Në fund, komisioni e kaloi në unanimitet me të gjitha votat pro projektligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco