Tjetër denoncim për pronarin e makinës së blinduar që përplasi zv/drejtorin e Policisë Elbasan

Tjetër denoncim për pronarin e makinës së blinduar që përplasi zv/drejtorin e Policisë Elbasan

11:31, 20/09/2017
A+ Aa A-

Një tjetër denoncim publik i shtohet radhës së denoncimeve lidhur me goditjen e makinës së Policisë në Elbasan nga një mjet i blinduar, pronë e Petrit Çelës.

Një qytetar e konsideron Petrin Çelën si babanë e "Shullazit të Elbasanit" - Suel Çelës dhe sipas tij, ata kanë krijuar një bandë që mbrohet nga shteti, nisur nga fotot ku ky shihet duke u takuar me kryeministrin Edi Rama.    

Ish-Kryeministri Sali Berisha, duke publikuar fotot dhe mesazhin e mëposhtëm është shprehur me dy fjalë, shkurt, duke ua lënë qytetarëve ta gjykojnë vetë rastin: "Kryekumbara Rama me kumbar Çelën dhe don Lalën! Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetarëve dixhitalë," shkruan Berisha.

"Pershendetje z.Berisha po ju dergoj disa foto te petrit celes babait te shullazit te elbasanit per te kuptuar se sa mbrojtje shteterore ka kjo bande.
Duke ju kujtuar se suel cela vetem pak dite me pare ka dhunuar fizikisht shefin e krimeve ne elbasan
Suel cela bashke me banden e tije ne qytetin e elbasanit te cilin e kane kthyer si texas i viteve te kaubojsve te cilet levizin te armatosur dhe kohet e fundit kane filluar te vendosin gjoba dhe marrin prona te ndryshme me dhune.

Petrit cela eshte personi me syze ne koke"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco