Rama e ngarkon zv.kryeministren Mesi me një mision specifik

Rama e ngarkon zv.kryeministren Mesi me një mision specifik

11:15, 20/09/2017
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka marrë nga Rama detyrën e saj të parë konkrete. Ajo do të “zëvendësojë” një ministri të shkrirë tashmë, atë të Marrëdhënieve me Parlamentin.

Mesi është zgjedhur nga Rama, për të qenë syri dhe veshi i tij, në parlamentin shqiptar duke e  caktuar si anëtare të përhershme në Konferencën e  Kryetarëve, dhe komanduar, si përfaqësuese të Këshillit të Ministrave për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Senida Mesi do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, aty ky hartohet axhenda e Kuvendit dhe ku qeveria paraqet prioritetet e saj për shqyrtimin e akteve.

Në qeverinë e shkuar këtë mision e kryente një ministri e posaçme shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, që drejtohej Ermonela Felajm e cila u shkri nga Rama në mandatin e tij të dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/09/2017 15:02

Përse habitesh "Syri". Ka folur për Greqinë dhe Perëndimin, jo për Turqinë.

Shto koment

Denonco