'E di shteti ku e vuri kokën mbrëmë ai fëmija që qante 'Jooo, Jooo'?! Shteti na helmoi si kobra'

'E di shteti ku e vuri kokën mbrëmë ai fëmija që qante 'Jooo, Jooo'?! Shteti na helmoi si kobra'

10:49, 20/09/2017
A+ Aa A-

“Ku fjetën ata banorë që iu shemb dje banesa? E mendoi shteti këtë?!" Kështu deklaroi një nga banorëve që preket nga shembja e banesave në Shkozë, ndërsa nuk ka kursyer akuzat për qeverinë.

Osman Hysa, përfaqësues i 153 familjeve që preken nga projekti i rehabilitimit të lumit të Lanës, në prani të deputetëve të PD-së pohoi se shteti po i helmon këta qytetarë si kobra.

Mes të tjerash ai pyeti nëse shteti e dinte se ku e vuri kokën mbrëmë djali që u shfaq në videon pak ditë më parë, ku qante pasi i shoqëronin babain. “Kobra helmon me dy mënyra, me kafshim dhe me spruca helmi që të hedh në fytyrë.

Kështu na e hodhi shteti.

Dhe deputetja Elona Gjebrea që na vuri në gjumë dhe na tha se s’do na shembej shtëpia. Janë vërtet 153 banesa, por janë mbi 700 banorë që dalin rrugëve dhe nuk dihet se ku do shkojnë.

Nuk dihet se ku e ka vënë dje kokën ai djali i famshëm që bërtiste ‘Jo, jo jo’. Unë e kam të legalizuar banesën, por ai që nuk e ka ku do shkojë? Nuk është thënë asgjë se ç'do marrin dhe si do bëhet. S’kemi asnjë informacion”, tha Hysa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Taku 20/09/2017 12:51

Mos u ankoni o pis-milet....vet I votuat, mir jua bejn ! Race e keqe....!!!

githbo20/09/2017 10:58

Mos u qani shume se PD iu ofroi demshperblim me vlere tregu dhe nuk pranuat. Nuk pranonit as perfaqesuesit e PD per fushate para zgjedhjeve. Aq te majte jeni e aq shume e keni votuar kete qeveri. Popullin jemi mesuar ne ndergjegjen tone ta shofim si te pafajshmin dhe te drejtin. Po harrojme qe qeverine qe kemi, populli e ka zgjedhur. Nuk eshte aq i pafajshem ky populli me P te madhe!

Shto koment

Denonco