Diplomacia amerikane në rajon drejt rifreskimit, ja kur largohet Donald Lu nga Shqipëria

Diplomacia amerikane në rajon drejt rifreskimit, ja kur largohet Donald Lu nga Shqipëria

19:45, 19/09/2017
A+ Aa A-

Ambasadorët e SHBA-së në rajonin e Ballkanit janë mbledhur në një takim pune në Sarajevë, ku i pranishëm ka qenë edhe ndihmës sekretari amerikan i Shteti, Hoyt Bryan Yee si dhe shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë, Donal Lu.

Takimi i zhvilluar në Sarajevë duket se është një pararendje e ndryshimit të emrave që përfaqësojnë diplomacinë në Europë e më pas në rajonin e Ballkanit. Kështu mësohet se posti i ndihmës së Sekretarit të Shtetit për Europën dhe EuroAzinë që deri në shkurt të këtij viti mbahej nga Viktoria Nuland, i është besuar prej Presidentit Donald Trump, z. Wes Mitchell nga Virxhinia.

Po ashtu mësohet se ambasadori i ri SHBA-së në Rusi do të jetë Jon Huntsman nga Utah. Të dy ambasadorët e rinj Mitchell dhe Huntsman kanë qenë pjesë e panelit të takimit të punës së organziuar nga Senatim Amerikan në Sarajevë ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Por ajo që është mësuar nga SYRI.net është se zoti. Lu do të largohet nga Shqipëria në Dhjetor të këtij viti, ndërsa ende nuk është mësuar se cili do të jetë pasardhësi i tij. 

Njoftimi i Senatit Amerikan për ambasadoret e rinj ne Rusi dhe per Europen e EuroAzinë

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Leka 20/09/2017 07:55

    Moods.... në dhjetor do iki kinezi? Po vllahutin ku do mbytë veten me ramën

    Shto koment

    Denonco