Taulant Balla konfirmon rikthimin e ‘plehrave’ për diskutim

Taulant Balla konfirmon rikthimin e ‘plehrave’ për diskutim

19:27, 19/09/2017
A+ Aa A-

“Kemi një politikë shumë të strukturuar. Do ta çojmë përpara me shumë vendosmëri”. Pak ditë pas kësaj deklarate të kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, reagimi i radhës i socialistëve për çështjen e importit të plehrave, vjen nga Taulant Balla.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, me një shënim të shkurtër në Facebook, pranon se: Grupi Parlamentar Socialist “do rikthejë në publik për një debat shterues” çështjen e importit të plehrave dhe heqjes së dekoratave të dhëna gjatë komunizmit.

“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t'i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, shkruan Balla në faqen e tij në rrjetin social.

Program i ri i punimeve në Kuvend, për periudhën 18 shtator deri në 13 tetor, parashikon të kalojë në votim të ashtuquajturin "ligjin e plehrave", një nga ligjet më të kundërshtuar dhe të debatuar në Kuvend dhe në opinionin publik sesionin e shkuar parlamentar.

Ishte dekreti i ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili e riktheu këtë projetligj në Parlament. Mazhoranca u përpoq ta kalonte, por LSI-ja nuk e votoi, dhe projektligji kaloi vetëm me 63 votat e PS-së, të pamjaftueshme për t’u implementuar.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nebil 20/09/2017 08:17

ME MARRJEN E TIMONIT DHE SIGURIMIN E MAXHORANCES NE KUVEND, DEMAGOGJIA MBAROI. NUK MUND TE LUASH ME ME ELEKTORATIN I CILI E MBYLLI CIKLIN E DEMOKRACISE ME VOTIMIN E PS SI MAXHORANCE. NE KENI AFTESI TA PERDORNI KETE MAXHORANCE PERDORENI BRENDA KUVENDIT, ESHTE E DREJTE E OPOZITES TE PERDORI PROTESTEN POPULLORE PER PADREJTESIN E LIGJEVE QE JU DO TE MIRATONI. MAOCEDUN IDETE DHE ENVERIZMI NUK MUND TE NXIRREN NGA VARRET PER TE SHPETUAR NJE BANDE GRABIQARESH TE PE PRINCIPE SIKURSE JENI JU FITUESIT E TIMONIT.

Daj Jaku19/09/2017 21:40

O pështymore dentisti. O plerat e Shqipërisë që nuk hiqni dorë nga plerat. Për miljardat e interesave tuaja doni ta ktheni tërë vendin në një landfill gjigand të pajetueshëm. Por ju nuk ERRUani se me miljardat e vjedhura do jetoni nëpër parsjsa. Vazhdon propaganda juaj se Zogu e shiti Shqipërinë. Ndërsa një mëndje ndritur, një udhëheqës i madh, më i madhi në historinë shqiptare, më i madh se Aleksandri, se Pirro, se Gjergj Kastrioti etj etj, ka deklaruar me gojën e tij që importi i plerave është tradhëtia më e madhe që mund ti bëhet Shqipërisë. Prandaj si guxon ti o plerë, o spurdhjak Tualet Palla të rifutësh ne parlament plerat kundër fjalës së shprehur botërisht nga big udhëheqësi? Nga EDrama dora vetë. Gjithë Shqipëria e ka ndëgjur "live" big udhëheqësin.

Shto koment

Denonco