FOTO/ Simboli komunist në xhaketën e Ramës gjatë betimit në Presidencë, që kaloi pa u vënë re

FOTO/ Simboli komunist në xhaketën e Ramës gjatë betimit në Presidencë, që kaloi pa u vënë re

19:01, 19/09/2017
A+ Aa A-

Mund të quhet me plot gojë një skandal kombëtar ai që Edi Rama ka prodhuar ditën e betimit të tij dhe të qeverisë në Presidencë. Nëse prania e yllit komunist në flamurin kombëtar gjatë Festës së Pezës mund të konsiderohet një skandal kombëtar me përdhosje e simbolit të flamurit kuqezi, e keqja duket se kishte nisur pak më herët se kaq.

Ditën e betimit të qeverisë Edi Rama i cili mundohet të tërheq gjithmonë vëmendjen me detajet në veshjet e tij përvecse atleteteve të  bardha, nuk ka hezituar të provokojë kësaj herë jo për të ngjarë qesharak, por ka guxua akoma më shumë.

Por ajo që i ka shpëtuar vëmendjes publikut gjatë betimit (pa betim mbi kushtetutë) të Edi Ramës dhe qeverisë së tij në Presidencë, është fakti që Edi Rama mbante në xhaketën e tij dy yje, një të kuq (alias Ylli i kuq komunsit) dhe një yll të zi për të justifikuar të parin, por edhe për të argumentuar pranin e ngjyrave të flamurit.

Dhe si të mos mjaftonte ky detaj Edi Rama ka përzgjedhur të identifikohet me yllin komunist edhe në mbrëmjen e emisionit  “Top Story” i Sokol Ballës . 

Edhe këtë herë kryeministri kërkon të tërheqë vëmendje me veshjen e tij apo këto yje përcjellin një mesazh që Rama nuk do ta japë drejtëpërdrejtë?!

Shuplaka. com shkruajti se ky detaj nuk u “vu re”  nga asnjë media por të gjitha u fokusuan te deklaratat e kryeministrit në lidhje me qeverinë “Rama 2”. Të jetë kjo një detaj i humbur nga sytë e gazetarëve?!

Foto qe tregon pranine e Yllit Komunist ne xhaketen e Edi Rames

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Lado20/09/2017 00:18

    I lumte trapi, topi eshte I imi penalltine do ta gjuaj vete !

    Shto koment

    Denonco